Shqipëria, armë dhe municione Irakut
Qeveria shqiptare dhuron armë dhe municione në Irak. Vendimi është miratuar dje në mbledhjen e qeverisë dhe llojet e municioneve që do të dërgohen janë: pushkë të llojit 6.5 mm, pistoleta 9 mm dhe mortajë 20 mm. Këto municione, me vendim qeverie, janë hequr nga përdorimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe do të përdoren për ringritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Irakut. Vendimi ka ardhur si propozim i Kryeministrit Sali Berisha dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pa pasur nevojën e botimit në Fletoren Zyrtare. Sakaq, zyrtarisht qeveria nuk bëri të ditura detaje rreth sasisë së këtyre municioneve. Ekspertët thonë se mosdeklarimi i sasisë së këtyre "dhurimeve" mund të çojë edhe në raste abuzimi. Një tjetër fakt është se nisma për këtë vendimmarrje nuk ka ardhur sipas logjikës përmes Ministrisë së Mbrojtjes por direkt si propozim i Kryeministrit.
Sipas asaj çka është bërë e ditur nga Këshilli i Ministrave, municionet e hequra nga Armatimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të shërbejnë si kontribut i qeverisë shqiptare për ringritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Irakut, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar, për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në Irak.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi heqjen nga armatimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të municioneve pushkë 6.5 mm, mortajë dhe pistoletë 9 mm. Këshilli i Ministrave ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Midis armëve, Këshilli i Ministrave ka firmosur që të dërgojë edhe municione, të cilat me vendim qeveria i ka nxjerrë nga inventari i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Fishekë, mortajë, por edhe armë të llojit pistoletë dhe pushkë do të dërgohen në adresë të Irakut.
Në llojin e municioneve hyjnë edhe pirofishekë të llojeve të ndryshme si: PV-1, PK-4-1, PK4-2 dhe PK 16.
Vendimi i qeverisë shqiptare erdhi fill pas anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në NATO. Armët e vjetra do të shkojnë për të ndihmuar rimëkëmbjen e Irakut pas luftës dhe situatës së rëndë të krijuar në këtë vend. Tashmë Shqipëria si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka filluar misionin e saj, duke u renditur përkrah 27 shteteve më të fuqishme të botës.
Misioni
Gjatë fjalës së tij në selinë e NATO-s, Kryeministri Sali Berisha theksoi se Shqipëria do ta meritojë vlerësimin e vendeve më të fuqishme të botës, të cilët e kanë pranuar atë si anëtare të NATO-s. Më 7 prill është dërguar kontingjenti i dytë i misionit shqiptar në Çad. Në datë 19 dhjetor të vitit të kaluar ka përfunduar me sukses misioni i paqeruajtësve shqiptarë në Irak. Detyrimet e Shqipërisë në raport me aleancën kanë ardhur duke u shtuar që pas samitit të NATO-s para një viti në Bukuresht. Deri tani, Shqipëria ka ndihmuar vendet në nevojë si Bosnja, Afganistani, Iraku dhe Çad. Qeveria ka miratuar kohët e fundit edhe dërgimin e ekipeve shëndetësore bashkë me trupat komando.