Aksidentet, 3 viktima ne rruge, nje i paidentifikuar
Tre aksidente me pasoje vdekjen e nje kembesori dhe plagosjen e dy te tjereve, kane ndodhur diten e djeshme ne Vlore, Fier dhe Elbasan. Ngjarja me e rende ka ndodhur ne qytetin bregdetar, ne aksin Vlore-Fier, afer fshatit Novosele, kur nje person rreth te 45-ve ka humbur jeten dhe mbeti i paidentifikuar deri ne oret e vona te mbremjes. Nje automjet i tipit "Golf", ngjyre gri, me targa italiane, ka aksidentuar kembesorin rreth ores 18:00 te mbremjes se djeshme. Policia tha se shoqeroi drejtuesin, Renato Gjika, i cili ka deshmuar se viktima i kishte prere rrugen. Aksidenti i dyte ka ndodhur ne aksin Fier-Ballsh oret e mengjesit, kurse ngjarja e trete ne Elbasan, ndersa u plagosen dy kalimtare.