E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat e "Caritas"-it, dyshime per abuzime

Rreshen- Ndihmat e dhuruara per banoret e rrethit Mirdite, nga nje televizion gjerman dhe "Caritas"-i austriak, per Festat e fundvitit ngrene hije dyshimi per nje vjedhje te tyre gjate procesit te shperndarjes. Ndersa bashkia ka leshuar nje liste te pergjithshme te familjeve. 9600 pakot e sjella nga tete kamione te medhenj prej "Antenne Bayern" dhe humanisti austriak Pader Vinsauer, jane zhdukur brenda dy javeve dhe ne magazina kane mbetur vetem 750 te tilla. Pothuajse cdo dite qytetaret ankohen ne bashkine e Rreshenit, se nuk kane terhequr pakot qe u takonin, nderkohe qe per kete ceshtje, ende nuk ka nisur nje hetim zyrtar prej policise vendore. Mesohet se ne Mirdite nuk ka me shume se 7500 familje, ku "Caritas"-i austriak dhe gazetaret gjermane qe shoqeruan ngarkesen, kishin llogaritur me shume se nje pako per secilen familje, si dhurate per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Ceremonia e festimit te ketij donacioni perfundoi dhe u sfumua shume shpejt, nga ankesat e banoreve. Bashkia deklaroi dje per gazeten "KJ" se ata kishin per detyre vetem te dorezonin listat e familjeve te marra nga Gjendja Civile dhe jo te kryenin procesin. Shperndarja eshte bere nga punonjesit e caktuar prej deges se "Caritas"-it ne Shkoder, ndersa dyshohet se shumica e pakove u jane shitur tregtareve ne dyqane, pasi permbanin mallra ushqimore me peshe 15 kg secila prej kutive.

Ndoke Mrruku, pergjegjes i departamentit te sherbimeve ne bashkine e Rreshenit, thote se "referuar ankesave te shumta te banoreve, kemi kerkuar prane "Caritas"-it austriak, qe te njihemi me praktiken e punes se tyre". Ai konfirmoi se pothuajse i gjithe qyteti nuk eshte trajtuar me kete ndihme dhe se pret te informohet se shpejti.

Kamionet e tonazhit te rende mberriten ne Mirdite javen e fundit te vitit 2008, dhe stafi i shofereve, punonjesve te "Caritasit" austriak dhe gazetaret gjermane te "Antenne Bayern" e kane kaluar nderrimin e viteve ne Rreshen. Bashkia ndihmoi ne kalimin e ndihmave nepermjet doganes dhe mberritja e tyre, u prit me nje ceremoni festive. Shperndarja do te behej nga nje grup punonjesish ne baze te listes qe iu vu ne dispozicion, ku do te perfitonin te gjitha familjet pavaresisht nivelit ekonomik. Sipas koordinatorit te shperndarjes se kesaj ndihme, Zef Shtija, ne perberje te pakove ka pasur mallra kryesisht ushqimore, por dje perfaqesuesit e deges se "Caritas" u shprehen se po kryejne nje inventar per te verifikuar nese ka abuzime. Nga ana tjeter mesohet se kane mbetur vetem 750 pako dhe se jane ende mbi 2500 familje pa perfituar kete dhurate, te ofruar nga qytetaret gjermane.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›