Flijohet pas qortimit te nenes
Durres- Dukuria e vetevrasjeve tronditi dhe qytetin e Durresit. Brenda harkut kohor te kater muajve flijohet tragjikisht femija i trete, pas grindjes ne familje. Kete here ngjarja ka ndodhur ne lagjen Shkozet, kur 13-vjecari Bexhet Biba, nxenes i klases se 7-te, ne shkollen "Hasan Koci", i ka dhene fund jetes me pistoleten e sherbimit te te atit polic, qe e kishte harruar armen ne shtepi. Policia tha se akti fatal eshte kryer pas qortimit te te miturit nga e ema, e cila i ka kerkuar qe te shkonte ne shkolle dhe te mos mungonte. Por duke iu pergjigjur i merzitur se kerkonte qe te mos vazhdonte shkollen, por te punonte, vogelushi eshte mbyllur ne dhomen e gjumit dhe pak momente me pas, eshte degjuar nje e shtene.
Ngjarja
Mbremja e se henes ka qene e mbipopulluar me forca policie ne lagjen nr. 14 te Durresit, e njohur ndryshe edhe si Shkozet. Shkak eshte bere nje telefonate qe informonte per vetevrasjen ne rrethana misterioze te nje 13-vjecari. Ndersa ka shkuar ne banesen e familjes Biba, grupi hetimor ka gjetur gjurmet e gjakut ne dhomen e gjumit te familjes dhe armen e krimit, nje pistolete "TT" e regjistruar ne emer te kryefamiljarit Beqir Biba, efektiv i Postes se Policise Golem. Trupi i te miturit ishte derguar per ne spital, por mjeket thane se ai kishte mberritur i pajete ne urgjence rreth ores 17:00 dhe kishte nje plage vdekjeprurese ne pjesen e kokes. E ema e te ndjerit eshte gjetur ne gjendje shoku per shkak te ngjarjes dhe ndihma e pare i eshte dhene nga fqinjet. Kur ka pare trupin e pergjakur te te birit, ajo ka uleritur me te madhe, ndersa menjehere banoret prane shtepise 2-kateshe te familjes Biba i kane ardhur ne ndihme.
Rrefimi
Policia ka nisur hetimet per nje ngjarje aksidentale ne momentin e pare te konstatimit ne shtepine e familjes Biba. Por pasi ka ardhur ne vete, e ema e 13-vjecarit ka rrefyer se para se te degjonte te shtenen fatale, ajo e kishte qortuar Bexhetin pse nuk shkonte ne shkolle. "Nuk dua te shkoj ne shkolle, nuk me pelqen. Dua te punoj, dua te dal me shoket", i eshte pergjigjur vogelushi nenes se tij dhe keto kane qene fjalet e fundit. Duke mos e menduar te keqen, gruaja ka vijuar punet e shtepise, por pas krismes, e trembur ka rendur ne dhomen e gjumit, ku ka gjetur te birin te pergjakur dhe pajete. Grupi i eksperteve konstatoi se plumbi kishte prekur koken e vogelushit, kurse arma ishte lene ne garderoben e prinderve, ne pantallonat e efektivit Beqir Biba, qe nuk gjendej ne banese. "Faji eshte imi, pasi e detyrova te vriste veten duke i kerkuar qe te shkonte patjeter ne shkolle dhe i bertita", mesohet te jete shprehur e ema pas ngjarjes. Policia tha se akti ka ndodhur ne kushtet e nje depresioni te momentit tek femija. Fqinjet kishin gjetur gruan, teksa qante mbi trupin e te birit dhe me pas kishte kaluar ne gjendje shoku. Familja Biba jetonte ne Shkozet, prej shume vitesh dhe ishin vendosur ne nje banese dy-kateshe. Efektivi Beqir Biba, diten e ngjarjes kishte harruar edhe armen ne banese.
Ne vend te Bexhetit, nje buqete me lule te bardha
Ne shkollen 9-vjecare "Hasan Koci" ne Durres, pikerisht ne klasen e 7-D, ku dhe mesonte 13-vjecari Bexhet Biba, mbi banke ishte vendosur nje buqete me lule ne kujtim te vogelushit. Shoket dhe shoqet e klases, ishin te deshperuar nga lajmi i hidhur qe kishin marre, ndersa te perlotur flasin per Bexhetin. Mesuesja kujdestare e klases se 7-D, Marjeta Afmetllari, pohon se 13-vjecari kishte nje sjellje te mire ne shkolle. "Ishte tip i shoqerueshem dhe nxenes i mesatares. Nuk shfaqte probleme, edhe pse kohet e fundit nuk vinte rregullisht ne shkolle", thote ajo. Vete mesuesja ishte perpjekur per te mesuar shkaqet qe e shtynin Bexhetin ne mungesat e shpeshta, por pa mundur dot. Bashkemoshatari dhe shoku i bankes se vogelushit, Mariglen B., pohon se shoqerohej vazhdimisht me te. "Ne ishim shoke te mire, kalonin pothuajse te gjithe kohen bashke ne shkolle. Bexheti ishte i shoqerueshem dhe nxenes i mire, e ne te shumten e rasteve mesonim bashke. Nuk kisha vene re ndonje ndryshim ne sjelljen e tij, pervec faktit qe kohet e fundit kishte filluar te mungonte shpesh, pa justifikim", thote Marigleni. Ne klase eshte mbajtur dhe nje minute heshtje, ne nderim te nxenesit te shkolles qe u shua mbremjen e se henes, ndersa mbi banke qendron ende buqeta me lule te bardha.
Policia tha se ka marre edhe deshmite e mesuesve dhe nxenesve per hetimet, ndersa gjate keqyrjes se trupit, nuk ka pasur shenja te dhunes.
Enkeleda Arapi