E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi shokun ne universitet, lirohet studentja

Vlore- Prokuroria e Vlores liron studenten e akuzuar per plagosjen e rende me thike, te shokut te saj te klases, me te cilin ka pasur edhe nje lidhje dashurore. Shkak eshte bere deshmia e 20-vjecares, qe ndiqte vitin e dyte te deges Teknologji ne Universitetin e Vlores "Ismail Qemali". Por i demtuari Klaudio Kamberaj eshte shprehur se vajza nuk pranonte ndarjen dhe e kishte goditur ne befasi, ndersa ceshtjen ia ka lene ne dore drejtesise. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se Lediana Zekaj, do te hetohet ne gjendje te lire deri ne perfundim te ceshtjes ne gjykate. Ndersa mjeket e spitalit u shprehen se gjendja e pacientit Klaudio Kamberaj, eshte jashte rrezikut per jeten. Pas arrestimit, e dyshuara deshmoi se here pas here 20-vjecari e ofendonte, i kerkonte para dhe ziheshin. Studentja u vetedorezua dy ore pas krimit te ndodhur ne auditoret e universitetit, Ngjarja ndodhi mesditen e se henes, sapo kishte perfunduar ora e dyte e leksionit dhe dy te rinjte qe rrinin ne nje banke, kishin dale duke debatuar ashper. Ne korridor Zekaj ka nxjerre nga canta nje thike, duke qelluar te riun ne pjesen e qafes. Policia gjeti armen e krimit dhe mori deshmite e te pranishmeve ne universitet.

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›