E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Per Hoxhen lajmerova Berishen dhe Arbnorin"

Redinalda Caushaj

Tirane- Ish zevendesministri i Brendshem, Agim Shehu ka sqaruar se per Remzi Hoxhen i kishte kthyer pergjigje Presidentit te asaj kohe, Sali Berishes, dhe kryetarit te Kuvendit Pjeter Arbnorit. I thirrur ne cilesine e deshmitarit te akuzes, Shehu ka theksuar gjate deshmise se tij se, per rrembimin e shtetasit Remzi Hoxha ishte vene ne dijeni nga nje kallezim i bere nga familjaret e tij. "Nuk jam vene ne dijeni per rrembimin te shtetasit Remzi Hoxha. Jam vene ne dijeni te nje kallezimi qe kane bere familjaret e tij, per mungesen e tij ne familje, ne nje date qe nuk e kujtoj, por duhet te kete qene pjesa e dyte e viti 96", sqaroi Shehu. Sipas tij nga Komisariati numer 3 Tirane, ishin kryer te gjitha veprimet, por pa pasur rezultat. Me tej ai ka shpjeguar se, policia kishte qene ne dijeni te ketij rrembimi dhe nuk kishte fiksuar targa. "As kallezim ne polici nuk eshte bere per rrembimin. Une nuk vihesha ne dijeni te te gjitha kallezimeve penale.", vazhdoi me tej Shehu. Per kete ngjarje, sipas tij, i ishte pergjigjur nje ose dy here Presidentit te Republikes ne ate kohe, Sali Berishes. Nderkohe qe zyrtarisht, i ishte pergjigjur edhe kryetarit te Kuvendit, Pjeter Arbnorit, kete te fundit e kishte takuar edhe personalisht per ta sqaruar. Pergjigje zyrtare, per kete ngjarje mesohet se i ishte kthyer edhe Prokurorit te Pergjithshem, te cilin me pas Shehu, tha se e kishte takuar privatisht. Gjate takimit me kryeprokurorin, sipas gjeneralit, nuk ishte biseduar per ceshtjen "Hoxha". I pyetur nga prokuroria per targat e makines me te cilen dyshohet te jete marre peng biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, Shehu ka bere me dije se nga verifikimet e tij, kjo trage nuk ekzistonte. Por nga ana tjeter, prokurori i ka shpjeguar se nga nje pergjigje e mberritur ne prokurori, behej me dije se targa i perkiste SHIK-ut, pergjigje kjo e kthyer zyrtarisht nga vete Shehu. Me tej akuza e ka pyetur ish-gjeneralin nese ishte vene ne dijeni te ndonje hedhjeje nga ndonje godine, dhe nese i njihte Ziso Kristopulin dhe Avdyl Loshajn. Por nga ana e tij, Shehu ka mohuar t'i kete degjuar keto emra dhe nuk ishte vene ne dijeni, te ndonje ngjarjeje te tille. Pas perfundimit te deshmise se tij, ish- zevendesministri i Brendshem, aktualisht me detyre drejtor i Investigimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, i ka kerkuar gjykates qe te ndjeke po me aq pasion edhe ceshtjet e kolegeve te tij te vrare.

Hanaj: Ne asnje dokument nuk vertetohej shoqerimi i Hoxhes

Gjate procesit te djeshem, Prokuroria e Krimeve te Renda thirri per te deshmuar edhe nje prej drejtuesve te SHIK-ut Arben Karkinin, i cili mohoi te kishte dijeni per kete ngjarje. Ne deshmine e tij, ai shpjegoi se nuk kishte lexuar ne sherbim asnje dokument, qe te vertetonte shoqerimin e Remzi Hoxhes. Deshmitari i trete i thirrur nga akuza, ishte nje mjek, i cili kishte humbur jeten disa vite me pare, per kete prokuroria lexoi deklarimet e tij, te dhena perpara hetuesve te prokurorise. Mjeku Lefter Hanaj, sipas akuzes, kishte kuruar Ziso Kristopulin, pas rrembimit te tij dhe keqtrajtimeve nga ana e SHIK-ut. Mjeku sqaronte se Ziso, i kishte treguar qe e kishin marre peng dhe qe e kishin keqtrajtuar. Ne procesverbal sqarohej se, nga te rrahurat Kristopuli kishte pasur te demtuara mushkerite e tij, ndersa per mjekimin nuk i kishte hapur kartele.

Ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi do te lajmerohet serish nga ana e gjykates, per te deshmuar ne procesin gjyqesor ne ngarkim te tre te pandehurve, te akuzuar per rrembimin e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995. Sipas akuzes, Klosit i eshte gjetur adresa e re e baneses, ku edhe do t'i dergohet shkresa.

Te pandehurit

Arben Sefgjini

Ilir Kumbaro

Avni Koldashi

Rrembimi i Remzi Hoxhes

Biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha u more peng me 21 tetor te vitit 2005 ne zyrat e firmes se tij "Albatros", firme kjo qe merrej me perpunimin e duraluminit. Qe prej asaj kohe dyshohet se Hoxha, eshte varrosur ne Vjin te Lezhes, vend te cilin u dergua pas rrembimit te tij. Te pandehurit e ketij procesi, te gjithe drejtues dhe inspektore te SHIK-ut para 1997, akuzohen per krime te 13 vjeteve me pare, qe kane te bejne me rrembimin dhe torturimin me pasoja te renda, te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, nderkohe qe edhe Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrembyen dhe u torturuan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›