Droga e "Mesfushori 1" gjykata, burg per Hidrin e Gjiken
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda caktoi dje masen e sigurise "arrest me burg" per dy nga kater te arrestuarit, per drogen e kapur ne kuader te operacionit "Mesfushori 1". Sipas burimeve nga gjykata, dy te pandehurit Gjergji Gjika dhe Bexhet Hidri nuk kane preferuar te flasin, pervec faktit qe mohojne se kane te bejne me drogen e kapur. Nga ana tjeter taksisti Hidri, i ka bere me dije gjyqtares se gatshme, Etleva Deda, se nuk kishte dijeni mbi drogen ne taksi. Dy prokuroret e ceshtjes i kane shpjeguar gjykates, se ndaj dy te pandehurve ka prova te mjaftueshme, te cilat implikojne keta te fundit ne trafikun e lendeve narkotike. Akuza mesohet t'i kete shpjeguar gjykates se, ndaj te pandehurve ka pergjime telefonike dhe ambientale. Pas degjimit te te dyja paleve, gjykata ka vendosur caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" per Gjiken dhe Hidrin. Nderkohe qe sot pritet te shoqerohen per caktim mase dy te arrestuarit e tjere, Thanas Bebi e Mikel Dima. Keta shtetas u kapen njeri me 4 kg heroine ne taksi dhe tjetri me 1 kg kokaine, ne nje magazine ne Elbasan. Akuza qe rendon mbi ta dhe dy te arrestuarit e tjere eshte "trafik lendesh narkotike ne bashkepunim". Droga u kap disa dite me pare ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe ne nje magazine ne Elbasan. Origjina e droges ishte Turqia, e cila sigurohej nga te arrestuarit ne Maqedoni, per t'u tregtuar ne tregjet shqiptare.
Hetimet
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se kater te pandehurit e operacionit "Mesfushori1" kane lidhje me kater te pandehurit e vene ne pranga, nga i njejti operacion, ku mes te arrestuarve ishte edhe ish-presidenti i klubit Elbasani, Arben Laze.
Hetimet
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se kater te pandehurit e operacionit "Mesfushori1" kane lidhje me kater te pandehurit e vene ne pranga, nga i njejti operacion, ku mes te arrestuarve ishte edhe ish-presidenti i klubit Elbasani, Arben Laze.