E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, Berisha: Problem sinjalistika e cilësia e rrugëve

Në Shqipëri numri i viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore vazhdon të shënojë shifra në rritje. Ne perpjekje per parandalimin e ketij fenomeni do te ngrihet Autoriteti Kombëtar i cili do të ketë për detyrë zbatimin e Strategjisë për sigurinë në rrugë. Duke folur në punimet e Konferencës Kombëtare për Sigurinë Rrugore, kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e vendosur për të implementuar praktikat më të mira per uljen e numrit te aksidenteve.

“Në një anë është vullneti politik, i cili ekziston, por ana tjetër është shndërrimi i këtij vullneti në masa konkrete, në një plan veprimi konkret, me të cilin ne të fillojmë me shpejtësi të shënojmë një kthesë rrënjësore në numrin e aksidenteve, i cili për hir të së vërtetës rritet nga viti në vit. Banka Botërore, kohët e fundit, po e trajton me seriozitetin më të madh këtë problem, pasi aksidenti rrugor është bërë një vrasës i shpeshtë i udhëtarëve. Qeveria është e vendosur të bashkëpunojë me Bankën Botërore për të implementuar praktikat më të mira në garantimin e plotë të sigurisë rrugore” tha Berisha.

Kryeministri tha më tej se edhe pse puna e policisë rrugore është e një rëndësie madhore në arritjen e objektivit, pormungojnë përpjekjet serioze për edukimin e popullatës për parandalimin e aksidenteve. “Problemi i sigurisë rrugore është një problem kompleks, në të cilin gërshetohen një seri faktorësh që nga rrugët dhe siguria e tyre, nga kultura dhe aftësitë e atyre që drejtojnë mjetin, nga rendi që ndjekin ata që monitorojnë trafikun rrugor. Pra, cilësia e rrugëve, sinjalistika, janë një seri faktorësh për t’u adresuar. Ndaj, për t’u përballur me këtë situatë është e domosdoshme një përballje shumëplanëshe” tha Berisha.

çdo vit në botë humbasin jetën në aksidente rrugore rreth 1.3 milionë persona. çdo vit aksidentet rrugore në Shqipëri marrin mbi 300 jetë dhe shkaktojnë mbi 1200 të plagosur.
Azhornuar së fundi ( e premte , 26 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›