E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, MASH shpall datat e provimeve

Maturantet do te jene ne shkolla per te ndjekur oret e mesimit deri ne 21 maj. Pas nje jave, ne daten 1 qeshor ata do t’i neshtrohen provimit tepare te matures shteterore, atij te gjuhes shqipe dhe letersise. Ministria e Arsimit ne baze te udhezimi te posacem qe mban firmen e kreut te Arsimit, Myqem Tafaj, ka shpallur datat e provimeve per procesin e matures shterore.
Pas provimit te pare, ne daten 15 qershor maturantet do t’i neshtrohen atij te matematikes, ndersa provimet me zgjedhje do te jene ne daten 30 qershor.

Periudha e provimeve përfundimtare në shkollat profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+ 2- vjeçare do te jete nga 24 – 30 maj 2010.

Persa i perket lendeve, per provimet me zgjedhje te matures shteterore, maturantet duhet te pergatiten ne deget, si fizika, kimia, biologjia, historia, gjeografia, njohuri per shoqerine, njohuri per ekonomine, gjuhe anagleze, frenge, italiane, gjermane dhe spanjolle.

Të gjitha testet e provimeve me shkrim, për të dy sesionet do të hartohen nga AVA dhe do të shpërndahen prej saj.

Në institucionet arsimore private, provimet e maturës shtetërore të zhvillohen në të njëjtat data dhe me të njëjtat teste si dhe në institucionet ekuivalente publike.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›