E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, bilanc lufte, 6 mijë viktima në 20 vjet

Bledi Gilaj

Shifrat

Në 20 vitet e fundit, në rrugët e vendit kanë ndodhur mbi 14 mijë aksidente me të paktën 6 mijë viktima. Por, përveç tyre numërohen edhe 7 mijë persona të tjerë të lënduar që mund të kenë mbetur të paralizuar apo invalidë për gjithë jetën. Shqipëria ka të paktën tre herë më shumë aksidente për numër popullsie se të gjitha vendet e rajonit. 40% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit me stazh të ri deri në pesë vjet në timon. Peshën kryesore e mbajnë meshkujt nga 18 deri ne 30 vjeç, që zënë edhe 80% të viktimave të trafikut rrugor. Por alarmante janë shifrat e këmbësoreve që përfshihen në aksidente, duke zënë 40% të numrit të viktimave. Aksidenti i ndodhur mesditën e 21 majit është i treti me përmasa kaq të renda i ndodhur përgjatë tre viteve të fundit. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në 14 tetor 2004 të vitit 2004 në aksin PukëFushë-Arrëz, ku humbën jetën 14 studentë nga Kosova. Asokohe, autobusi me 50 studentë po udhëtonte drejt Kosovës dhe shkak për aksidentin u bë përplasja me një mjet tjetër. Ndërsa më 17 korrik të vitit 2010, një tjetër tragjedi është shënuar në fshatin Dom të Komunës Gjegan. Autobusi, ku ndodheshin mbi 20 pasagjerë, humbi kontrollin e përfundoi në greminë, me thellësi mbi 400 metër, duke rënë mbi lumin Fan. 14 udhëtarë humbën jetën e shumë të tjerë mbetën të plagosur. Viti 2010 u mbyll me një tjetër tragjedi më 9 nëntor, kur humbën jetën 9 udhëtarë, mes të cilëve edhe disa fëmijë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Ziaj përgjatë rrugës nacionale Fier-Tepelenë. Ble. Gi.

Aksidentet, bilanc lufte, 6 mijë viktima në 20 vjet burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›