Aksidenti në Himarë, dy studentedo transportohen në Vjenë
TIRANE- Dy nga studentet, e aksidentit tragjik të Himarës të cilat ndodhen në koma pritet të transportohen për një kurim më të specializuar në Austri. Lajmi konfirmohet nga TV A1 Report nga burime brenda Spitalit ushtarak.
Transporti i Florie Peçit dhe Griselda Guberit pritet të bëhet sot në orën 13:00, dhe për këtë pritet që ambasadori i BE-së Sequi të shkojë në spital nga momenti në moment për të diskutuar në lidhje me transportimin e mundëshmë të vajzave jashtë. Pak kohë më parë mjekët u mblodhën në një konslutë për të parë mundësinë e ndonjë transportimi të mundshëm jashtë.
Edhe studentja Kaltra Polozhani ka patologji të rënda, ndërsa 11 studentet e tjera të shtruara në Spital Ushtarak ndodhen në gjëndje më të mirë shëndetësore.
2 STUDENTET NE KOMA
Burime nga Spitali Ushtarak konfirmuan sot në mëngjes për tv A1 Report, se studentet Florie Peçi dhe Briselda Guberi, mbeten në koma. Ndërsa gjëndja shëndetësore e studenteve të tjera paraqitet më e përmirësuar. Sipas mjekëve Florie Peçi ka dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, në mushkëri dhe në kokë, ndërsa Briselda Guberi ka dëmtime të rënda në organet e brendshme. Mjekët e shohin të vështirë lëvizjen e vajzave për një ndërhyrje jashtë shtetit, pasi lëvizja e tyre për momenti mund t'i rrezikojë jetën. Ndërkohë që gjatë natës vajzat nuk kanë pasur shqetësime apo temperaturë, ç'ka nga mjekët shihet si pozitive. Në Spitalin Ushtarak po trajtohen 14 studente, 9 janë në terapi intensive. Pesë janë jashtë rrezikut për jetën.
SPITALI I VLORES: DY STUDENTE MUND TE LARGOHEN, 4 NE REANIMACION
Ora 10: 35 Drejtori i spitalit të Vlorës Shkëlqim Selami gjatë një prononcimi për TV A1-Report u shpreh se dy prej 10 vajzave të plagosura që gjenden aktualisht në spital mund të largohen sot pasi gjendja e tyre shëndetësore është plotësisht e rehabilituar. Në spitalin e Vlorës gjenden aktualisht dhjetë studente të plagosura nga aksidenti i rëndë i Himarës. Katër nga studentet po trajtohen në reaminacion por janë jashtë rrezikut për jetën, kurse gjashtë të tjera në urgjencën e spitalit.
Sipas Selamit vajzat kanë pësuar dëmtimë të ndryshme, kryesisht të natyrës ortopedike, thyerje dhe fraktura. „ Vajzat i janë nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme dhe trajtimeve të rregullta mjekësore në spital“ shprehet drejtori Selami. Në reaminacionin e spitalit të Vlorë ndodhen studentet: Elidjona Gjinaj 21 vjec nga Laci, Liri Hasaj 21 vjec nga Kavaja, Adiola Mustaku 23 vjec nga Lushnja, Besjana Xheneti 21 vjec nga Kavaja
AKSIDENT
Në aksidentin e 21 majit te Ura e Vishës,në Himarë, humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studente të vitit të tretë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", shoferi dhe i fejuari i një studenteje, kjo e fundit e plagosur bashkë 25 studente të tjera. Nga të dhënat paraprake burime pranë prokurorisë së Vlorës thanë se aksidenti ndodhi si rezultat i shpejtësisë së madhe të mjetit dhe nxehjes së ferrotave dhe tamburëve të frenimit. Konkluzioni erdhi si rezultat i marrjes së dëshmive të të mbijetuarave dhe personave të tjerë që kanë parë mjetit të devijonte nga rruga dhe më pas të rëzohej në humnerë.
(sg/shqiptarja.com)