Aksidentet, bilanc lufte

Gjashte prej te plagosurve jane te seksit femer dhe pese prej tyre jane ne gjendje te rende. Shifrat behen akoma edhe me renduese nese do te perllogariteshin edhe aksidentet apo daljet e automjeteve nga rruga pa pasoja ne njerez.
Numri i automjeteve te cilat kane humbur kontrollin si pasoje e drejtimit te gabuar ka qene rreth 30. Vetem ne kryeqytet, gjate se dieles ne daten kater janar kane dale nga rruga 12 automjete qe per fat te mire nuk kane shkaktuar viktima.
Edhe pas masave te rrepta te marra nga qarkullimi rrugor, siguria ne rruge mbetet minimale. Duket se, edhe masat administrative te renda, apo heqjet e lejeve te drejtimit te automjeteve nuk i trembin shoferet shqiptare.
Me ane te nje konference per shtyp gjate oreve te fundit te 2008-es, policia kishte paralajmeruar te gjithe drejtuesit qe te benin kujdes ne kete fillim viti me drejtimin e automjeteve dhe sidomos te mos i ngisnin ato pasi te kishin konsumuar pije alkoolike, por sipas statistikes paraprake, nje pjese e madhe e aksidenteve te ndodhur ne kete fillim viti ka ardhur nga drejtues automjetesh te cilet kane qene ne gjendje te dehur.
Nderkohe qe edhe pse ka patur nje gjendje te renduar te motit ne prefekturen e Shkodres, drejtoria e policise ne kete qark nuk ka rregjistruar gjate ketij viti ende asnje aksident ne rrethet qe ajo mbulon, Puke, Shkoder e Malesi e Madhe.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code