E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku Dibër, 29 komuna të bllokuara nga bora

29 komuna të Qarkut të Dibrës janë të bllokuara nga bora që në Mat, Bulqizë e Peshkopi kaloi 1m. Banorët shprehen të shqetësuar për shkak të përballjes me problemet që sjell izolimi qoftë edhe në lidhje mungesën e rezervave ushqimore. 

DIBER- 29 komuna të Qarkut të Dibrës janë zgjuar sot të bllokuara nga dëbora, që në Mat, Bulqizë dhe Peshkopi kaloi 1 metër. Banorët e fshatrave të izoluar shprehen se nuk kanë mbledhur ushqime rezervë për një situatë të tillë. Më problematike në Qarkun e Dibrës shfaqen komunat Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Reç të rrethit Bulqizë, Ostren, Trebishtë e Martanesh si dhe komunat Xibër dhe Macukull në rrethin e Matit. Banorët janë të shqetësuar për shkak të përballjes me problemet që sjell izolimi qoftë edhe në lidhje mungesën e rezervave ushqimore. Ndërsa në adërsi të Burrelit problematike mbetet komuna Komsi.
Ndërkohë sipas prefektit të Qarkut të Dibrës është mbledhur me urgjencë Shtabi i Emergjencës dhe pritet që nesër një helikopter të fillojë shpërndarjen e ushqimeve nga ajri. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›