E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi emigrantëve, fluks edhe në portin e Durrësit

Në Durrës situata e kthimit të emigrantëve duket deri diku problematike kjo për shkak të motit të keq që ka sjellë edhe bllokim të pasagjerëve gjatë rrugës. Pritet që në ditët në vijim rreth 55 mijë pasagjerë të kalojnë në këtë port drejt Italisë. 

DURRES- Moti i keq ka krijuar jo pak probleme dhe në portin e Durrësit, përsa i përket kthimit të emigrantëve. Vonesa kryesisht është vënë re tek tragetet e mëdha, të cilat janë nisur deri dhe me 5 orë vonesë këtë fundjavë, pasi janë detyruar të presin autobuzët me shqiptarë nga Maqedonia e Kosova që janë bllokuar si pasojë e reshjeve të borës. Deri sot kur data shënon 5 janar nga 77 mijë pasagjerë që kanë hyrë në Durrës nga 15 dhjetori deri në datën 31 janë larguar vetëm 12 mijë persona që do të thotë se rreth 55 mijë pasagjerë të tjerë pritet të kalojnë në këtë port drejt Italisë.
Për ditët në vazhdim parashikohet që moti të mos krijojë probleme shqetësuese duke e bërë normal kalimin e Adriatikut si për tragetet e mëdhenj ashtu dhe për katamaranin që lidh më shpejt brigjet e Adriatikut. 5 tragete nisen drejt Italisë çdo ditë, ndërsa në fundjavë shkon në 8 të tillë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›