Reshjet e borës, probleme të shumta edhe në Librazhd
Situata e rënduar për shkak të reshjeve të dendura të borës paraqitet edhe në Librazhd e Përrenjas, ku pjesa më e madhe e fshatrave malore janë të izoluar. Veç të tjerave në këtë zonë ka dhe mungesë të energjisë.
LIBRAZHD/ PERRENJAS- Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar problemte të shumta edhe në rrethin e Librazhdit që duhet të përballet përveç të tjerave edhe me mungesën e energjisë elektrike. Pjesa më e madhe e fshatrave malore mbeten të izoluar duke mos patur asnjë mundësi kontakti me qytetin. Burime zyrtare konfirmojnë për televizionin “NEWS24” se hapja e këtyre rrugëve mbetet e pamundur pasi të gjitha automjetet borëpastruese po punojnë në zonat me popullsi të madhe. Drejtori i Ndërrmarjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale për Qarkun e Elbasanit Ahmet Ashiku, bën të ditur se rreth 70 përqind e segmenteve rrugore janë të hapura pavarësisht trashësisë së dëborës që shkon nga 40 cm në 1 m në disa segmente.
Megjithatë zoti Ashiku konfirmon situatën e vështirë në fshatrat e Librazhdit dhe Prrenjasit, të cilat do të kërkojnë një punë më intensive për të siguruar hapjen e plotë të tyre. Aktualisht akset e rrugëve kombëtare që përshkojnë qytetin e Elbasanit janë të kalueshme nga sasitë e mëdha të skorjeve dhe kripës që janë hedhur. Megjithatë ato janë mjaft të rrezikshme gjatë orëve të natës, kur temperaturat zbresin edhe më shumë. Por moti i keq ka krijuar probleme në këtë qark edhe përsa i përket mungesës së tejzgjatur të energjisë elektrike, për shkak të defekteve apo shkaqeve të tjera. (a.r/news24/balkanweb)