E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, dy te vdekur ne rruge

TIRANE - Dy persona jane vene ne pranga nga policia ne Tirane dhe Durres, pasi kane shkaktuar aksidente me pasoje vdekjen. Burime zyrtare te policise se kryeqytetit thane se, kane vene ne pranga Artur Teken 32 vjec, pasi ka aksidentuar me vdekje nje femije 5 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:30 te dy diteve me pare. Teka duke levizur me automjetin e tij "Volsvagen" me targa Tirane, prane ish-restorant "Durresit", ka aksidentuar Violeta Krosin, 22 vjece, dhe nipin e saj 5 vjec, i cili ka nderruar jete ne spital. Nderkohe qe ne Durres, eshte vene ne pranga Dashamir Lamaj, 40 vjec, lindur dhe banues ne Sukth. Burime nga policia bejne te ditur se arrestimi i tij u be, pasi rreth ores 22:30 ne aksin Manze-Sukth ne afersi te "Mbikalimit Hekurudhor" Lamaj duke drejtuar automjetin tip "Benz" me targa DR 99 21 C, ka aksidentuar me vdekje Sajmir Bajlozin 42 vjec, nga fshati Radar, Sukth. Ne momentin e aksidentit, viktima po udhetonte me nje motociklete "Papaq" pa targe. Ekspertet rrugore thane se shkak i ketij aksidenti, eshte bere shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor, nga ana e drejtuesit te mjetit. A. C/ E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›