E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga doganierit per kontrabande

Daniela Zisi

KORCE - Nje doganier ka rene ne prangat e policise i akuzuar per kontrabande. Lajmi behet i ditur dje nga policia e Korces, sipas te ciles Kiliasto Feta, 44 vjec nga fshati Fitore i Devollit, me detyre doganier ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, ka favorizuar nje kamion te ngarkuar me kafe, pa paguar zhdoganimet. Burime policore thane se, nga hetimet e bera, doganieri ka lejuar te kalonte pa u zhdoganuar nje kamion me 27 tone kafe, qe kaloi pa u peshuar ne dogane. "Kamioni me targa te Korces 7074 B, nuk i eshte nenshtruar praktikes se zakonshme, asaj te peshimit por ka kaluar traun ne menyre te paligjshme, me ndihmen e doganierit Kiliasto Feta", thane gjate dites se djeshme burime policore. Por doganieri i arrestuar dje, ishte ne kerkim prej muajsh.

Policia e Devollit tha se, i arrestuari ishte ne kerkim per akuzen e "shperdorimit te detyres". Burimet policore thane dje se, eshte bere arrestimi i 44-vjecarit Kiriasko Feta. Prangosja e tij eshte bere pasi, duke pasur detyren e doganierit ne doganen e Kapshtices, ka abuzuar me te. Policia tha se, doganieri ishte i shpallur ne kerkim nga prokuroria qe ne fillim te muajit mars. Ka qene sekuestrimi i sasise prej 27 tone kafe kontrabande, ne kete pike doganore qe ka sjelle dhe arrestimin e tij. Ne kohen e bllokimit te kafese, Feta ishte ne sherbim ne peshoren e kontrollit te doganes. Duke qene ne kete post, ai ka lene te kaloje kamionin trailer, qe transportonte sasine e kafese. E pas kesaj, ka nderhyre antikontrabanda qe bllokoi mallin dhe vuri ne pranga shoferin.

Ne brendesi te nje kamioni trailer ishin fshehur 27 tone kafe qe vinte nga Greqia. Nga autoritet e Antikontrabandes, kafja i takonte firmes nga Korca "TONI" Sh.p.k dhe kishte shmangur ne dogane pagesen, qe ishte me shume se 280 mije euro. Policia tha se, traileri me targa KO 7078 D, ishte ngarkuar ne portin e Selanikut me sasine e kafes prej 27 tone dhe per t'i shpetuar autoriteteve doganore i kishte ngarkuar ne thase, nga 55 kg secili dhe i kishte fshehur ne brendesi te disa paneleve metalike. Ne momentin e bllokimit te mallit ishte vene ne pranga shoferi Sokol Vukatana. Nga hetimet e prokurorise doli edhe emri i doganierit Kiriasko Feta. Por doganieri Feta kishte mundur te shpetonte nga arrestimi dhe ishte fshehur per rreth dy muaj.

E arratia e tij ka perfunduar mbremjen e dy diteve me pare, kur forcat e Policise se Korces e kane arrestuar ne shtepine e tij ne fshatin Fitore. Arrestimi i tij eshte bere pas disa informacioneve te siguruara ne rruge operative, nga ana e agjenteve ne terren. Pas arrestimit, atij i eshte komunikuar dhe akuza qe rendon mbi te, ajo e "shperdorimit te detyres". Nderkohe qe gjate dites se neserme pritet qe ai te njihet dhe me masen e sigurise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›