Aksidentet, faj i sinjalistikës dhe projekteve të gabuara
Shkak për aksidentet që ndodhin në Shqipëri nuk është vetëm shpejtësia e madhe, por edhe rrugët që ndërtohen jashtë standardeve. Një prej defekteve të mëdha të rrugëve të reja që ndërtohen janë rreth-rrotullimet. Për të gjetur këto defekte, "Fiks Fare" bashkëpunoi me një ekspert autoteknik në fushën e aksidenteve dhe projektues në fushën e sinjalistikës rrugore, Artur Sulçen.
Kryqëzimi pranë ISHP-së në Tiranë
Sipas ekspertit, në këtë kryqëzim, i cili është një kryqëzim tresh, një element i dukshëm dhe për atë që nuk merret me fushën e aksidenteve, është mungesa totale e sinjalistikës për informimin e drejtuesve dhe të mënyrës së lëvizjes së tyre. Një rreth-rrotullim në këtë kryqëzim do të ndihmonte në këtë rast për të drejtuar lëvizjen dhe për të shmangur aksidentet, sepse të tria trajektoret përputhen me njëra-tjetrën. Sipas ekspertit, "ky është dhe shkaku që ka shumë aksidente në këtë vend".
Si nga drejtimi që nga Dajti për në Qendër, nga Kinostudioja për në Dajt, po kështu dhe nga Porcelani për në Dajt mungon totalisht sinjalistika. Në mes të sheshit mungon qoftë dhe një rreth i vijëzuar apo dhe sinjalistika horizontale që të informonte drejtuesit nga duhet të lëviznin.
Rreth-rrotullimi pranë Doganës së Tiranës
Rreth-rrotullimi pranë Doganës së Tiranës është një nga rreth-rrotullimet më problematikë që ka kryeqyteti, pasi atje kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh. Eksperti autoteknik në fushën e aksidenteve, konstatoi se ky rreth-rrotullim ka disa të meta teknike në projektim, pasi nuk është zbatuar ashtu siç është projektuar nga suedezët, por ka një zvogëlim të përmasave të tij dhe mungojnë shumë elementë teknikë, siç është dhënia e pjerrësisë në rreth-rrotullim, në mënyrë që të mos përplasen me bordurën, por të ketë një ngritje të ëmbël. Ndërkohë që mungojnë totalisht të gjitha tabelat e sinjalistikës horizontale.
Në hyrje të degëve, duhet të ishte vija e STOP-it, vija për kalimin e këmbësorëve. Këmbësorët kalojnë, ndërkohë që nuk ka asnjë vijëzim për ta.
Rreth-rrotullimi i Vorës
Degëzimi për të shkuar në Rinas dhe në Vorë është nga më cilësorët. Sipas specialistit, zgjidhja që është dhënë në këtë rrugë interurbane kryesore, është shumë e saktë dhe është e kompletuar si me sinjalistikën vertikale dhe horizontale. Po ashtu, edhe zgjidhja konstruktive shmang çdo lloj aksidenti.
Rreth-rrotullimi i Çermës, më problematiku
Ky është një nga rreth-rrotullimet më të rrezikshëm në Shqipëri. Atje kanë ndodhur rreth 40 aksidente me pasojë vdekjen. Sinjalistika lë shumë për të dëshiruar. Nuk ka tabelë që të njoftojë se ka rreth-rrotullim, ndërkohë që dhjetë hapa larg nga rreth-rrotullimi ndodhet tabela që njofton kufizimin e shpejtësisë në 40 kmh dhe duhet pasur kujdes, por nuk shkruan se ka një rreth-rrotullim. Për momentin e emergjencës, ky aks rrugor duhet të plotësohet me sinjalistikën e nevojshme të plotë si të informimit dhe të parandalimit në të dyja drejtimet e lëvizjes kryesore.
Ndërsa, zgjidhja afatgjatë, sipas ekspertit Sulçe, "do të ishte një mbikalim ose nënkalim afërsisht si puna e Vorës".
Rreth-rrotullimi i Kolonjës së Lushnjës
Nëse do të shikojmë rreth-rrotullimet e Kolonjës dhe projektet konstatohet se zgjidhja që i është dhënë në projekt me këtë rreth-rrotullim është shtuar rreziku për aksidente.
"Për këtë arsye, do të ishte më e saktë për të shmangur shtimin e rrezikut dhe numrin e aksidenteve e të jetëve të humbura, në këtë rreth-rrotullim të kishte një nënkalim ose mbikalim, ku si kosto do të ishte e njëjtë me këtë rreth-rrotullim, i bërë në këtë pozicion", shton eksperti.
Pas rreth-rrotullimit të Çermës, rreth-rrotullimi i Kolonjës është me rrezik të shtuar dhe me një numër aksidentesh të konsiderueshëm dhe zgjidhja që i është dhënë nuk bën zvogëlimin e aksidenteve apo të rrezikut të burimit të shtuar, por e rrit atë.
Përgjigjja e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, përgjegjësinë për numrin e madh të aksidenteve, që ndodhin vazhdimisht në këto pika, ia lë drejtuesve të automjeteve, të cilët ecin me shpejtësi dhe nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Për sa i përket rreth-rrotullimit të Kolonjës, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve është në dijeni të aksidenteve që kanë ndodhur në atë vend, por edhe në këtë rast, faji sipas saj është i drejtuesve të automjeteve, që nuk i respektojnë tabelat dhe ecin me shpejtësi.
Për sa i përket pozicionit të këtij rreth-rrotullimi, theksohet në përgjigjen me shkrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, "projekti është bërë që në vitin 2004 nga Kooperacioni Italian dhe janë bërë të gjitha studimet që janë zbatuar me përpikëri".