Strategjia kundër gjakmarrjes niset për në Evropë
Një plan strategjik për eliminimin e hasmërive dhe integrimin në BE pa gjakmarrjen, është dokumenti më i fundit që ka marrë formën e një strategjie kombëtare. Ai i është dorëzuar drejtuesve më të lartë të shtetit, Presidencës, Kuvendit, qeverisë. Por ky dokument ka nisur udhëtimin e tij edhe drejt Evropës, për një njohje më të drejtë të problemit të gjakmarrjes dhe vlerësimit të situatave reale dhe jo imagjinare. Por, mbi të gjitha, për një integrim pa gjakmarrjen. "Shqipëria në Evropën e Bashkuar do të jetë një vend i respektuar nga Komuniteti Evropian si një vend me demokraci të përparuar dhe me shtet të konsoliduar të së drejtës", theksojnë hartuesit e kësaj strategjie të miratuar në kongresin e tretë të misionarëve të pajtimit, me autorësinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Ajo parashikohet të realizohet në një periudhë 5-vjeçare, 2009-2014, me dy faza: Në fazën e parë: 2009-2012 do të realizohet angazhimi i plotë i të gjithë faktorëve në procesin e eliminimit të hasmërive e zgjidhjes së konflikteve, në minimizimin e vrasjeve dhe lirimin e familjeve të ngujuara. Faza e dytë 2012-2014 lidhet me shuarjen e fenomenit të vrasjeve kanunore dhe eliminimin e ngujimeve. Aty arrihet në përfundimin se nuk është niveli i ulët arsimor, prapambetja ekonomike e jeta e izoluar në zonat e thella ajo që e bën jetëgjatë kanunin dhe gjakmarrjen për shqiptarët. Sipas tyre, mungesa e shtetit efektiv ligjor e imponon veprimtarinë e tij edhe në ditët e sotme si në fshat e në qytet. Gjatë sistemit diktatorial të viteve (1944-1990) theksohet se kanuni dhe gjakmarrja u izoluan krejtësisht. Ligjet shtypëse dhe aplikimi i metodave torturuese gjatë regjimit "Hoxha" ndikuan në hapësirën e veprimit të kanunit dhe në uljen deri në nivelin zero të vrasjeve për gjakmarrje. Sipas hartuesve të strategjisë kundër gjakmarrjes, kanuni ka evoluar edhe në kahe të rrezikshme, siç janë ngujimet dhe sofistikimi i vrasjeve. Dënimet e ulëta ndaj kriminelëve të kategorive të ndryshme dhe lënia e tyre e lirë për të emigruar, ka lëshuar barrën e përgjegjësisë kanunore mbi të afërmit e tyre, duke detyruar të ngujohen padrejtësisht edhe gratë, fëmijët dhe pleqtë. Përballë ligjit që përcakton dënimin e vrasësit për gjakmarrje me 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, të afërmit e viktimave kanë zgjedhur rrugën e vrasjes në mënyrë të fshehtë dhe me pagesë.
Orientimi
"Shqiptarët duhet të integrohen në familjen evropiane me kontribute vlerash të shquara si: toleranca fetare, besa, mikpritja, bujaria dhe respekti ndaj ligjit, duke lënë mbrapa mentalitetin e zakonet jopërparimtare", thekson ky dokument. Hartuesit vlerësojnë se kanuni dhe e drejta zakonore shqiptare i përkasin vetëm trashëgimisë kulturore të periudhës parashtetërore, që nuk mund të aplikohen me krijimin e shtetit ligjor. Zakonet e mira për ndëshkimin e krimit dhe respektimin e rregullave në shoqëri mund të reflektohen në mbështetjen e shtetit të së drejtës, forcimin e kërkesës qytetare për demokracinë dhe respektimin e ligjit. Ligji mbështet procesin e pajtimit dhe zgjidhjen e konflikteve me ndërmjetësim, por nuk duhet të lejohet ngritja e strukturave kanunore paralele me institucionet kushtetuese. Më tej vihet në dukje se strukturat e shoqërisë civile kontribuojnë për fuqizimin e institucioneve të shtetit, duke ushtruar kontrollin dhe oponencën ndaj veprimtarisë së tyre. "Interpretimi i drejtë i Kanunit dhe ndalimi i keqpërdorimit të tij është detyrë parësore e përfaqësuesve të komunitetit, shoqërisë civile dhe mediave, faktorë të rëndësishëm për parandalimin e krimit të gjakmarrjes dhe ngujimit të grave dhe fëmijëve", pohojnë hartuesit e strategjisë.
Sugjerimet
Në mbështetje të realizimit të këtij plani strategjik janë bërë edhe një sërë sugjerimesh ndaj drejtuesve të shtetit shqiptar. "Forcimi i institucioneve të drejtësisë, pavarësia e gjyqësorit, prokurorisë dhe respektimi i shtetit të së drejtës. Pranimi nga qeveria shqiptare i realitetit kanunor, kulturës dhe mentalitetit patriarkal në shoqërinë shqiptare, si një sfidë me të cilën duhet të përballet. Zgjidhja e plotë ligjore dhe e pranueshme e çështjes së pronësisë mbi tokën dhe e të drejtës së trashëguar mbi pasuritë e tjera të cenuara gjatë tranzicionit", janë disa nga këto sugjerime. Ato pasohen nga kërkesa për zgjidhje ligjore sipas standardeve perëndimore dhe kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Të reformohen Kodi Penal dhe ai Civil në përputhje me kartat evropiane të të drejtave të njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë, të rritet masa e dënimit ndaj dhunuesve të pronës, të jetës, të familjes dhe dinjitetit të personit në përshtatje me ligjet evropiane. Institucionet e shtetit shqiptar të kontribuojnë për sqarimin e opinionit publik mbi kanunin dhe deformimet e tij. Akademia e Shkencave të kontribuojë për botimin e plotë të kanunit shqiptar, në evidentimin e vlerës dhe mesazheve që ai jep për respektimin e ligjit dhe mbështetjen e shtetit të së drejtës. Shteti shqiptar të mbështesë procesin e pajtimit të familjeve në hasmëri, si dhe lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar sipas përvojës së krijuar në rrethet Kurbin, Mirditë, Pukë e Malësi e Madhe. A.Rr.
Statistikat
Vrasjet dhe ngujimet në 18 vite
Në këto 18 vjet, nga veprimet me vetëgjyqësi kanë gjetur vdekjen 9800 shqiptarë. Vetëm në zonën e Zadrimës dhe fshatrat e njohur si zona e Nënshkodrës janë 2200 familje me lidhje të ngushta fisnore që nuk komunikojnë me njëra-tjetrën, për shkak të mosmarrëveshjeve për tokën. 120 000 dosje me konflikte për titujt e pronësisë mbi tokën ndodhen në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Për shkak të korrupsionit në këto gjykata janë marrë vendime të kontestueshme, të cilat kanë thelluar konfliktin mes palëve, duke i çuar ato drejt gjakderdhjes. Konfliktet kanë rritur shkallën e varfërisë duke imponuar lëvizjet drejt zonave urbane, ku edhe fëmijët detyrohen të punojnë për të siguruar mbijetesën e familjes. 11 000 fëmijë nuk kanë mundur të frekuentojnë shkollën për shkak të kësaj gjendjeje. Konfliktet për trafikun e drogës dhe të femrave kanë përfshirë 4600 familje që e ruajnë të fshehtë hasmërinë dhe presin vetëm çastin e përshtatshëm për shpagim. Në 18 vjet, nga viti 1991 deri në ditët e sotme kanë hyrë në ngujim mbi 6000 familje, duke izoluar edhe gratë dhe fëmijët jashtë çdo rregulli kanunor. Vetëm në vitin 1997 pati rreth 2000 të vrarë, mbi 5000 të plagosur dhe 3500 familje të ngujuara nga frika e hasmit dhe bandave kriminale. Në vitin 2002 rezultonin të larguar jashtë shtetit për t‘iu fshehur hasmit 1270 burra. 303 individë janë ekzekutuar mbasi janë liruar nga amnistia e vitit 1997 e në vitet e mëvonshme. Në Tiranë ndodhen 110 familje të ngujuara dhe 70 të fshehura, prej të cilave edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, bashkë me fëmijët që nuk frekuentojnë prej vitesh shkollën.