E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet gjate punes, 7 persona humbin jeten

Plot 7 punonjes ne sektore te ndryshem, kane humbur jeten gjate tremujorit te pare te ketij viti. Lajmin e beri te ditur Inspektorati Shteteror i Punes, gjate analizes se djeshme. Keshtu sipas ketij inspektorati, ne total gjate tremujorit te pare te vitit 2009 jane regjistruar 27 te aksidentuar, nga te cilet 7 kane rezultuar me pasoje vdekjen. Ndersa, ne tremujorin e pare te vitit 2008 jane regjistruar 61 te aksidentuar nga te cilet 10, me pasoje humbjen e jetes. Nga ana tjeter, gjate periudhes janar-mars 2009 jane regjistruar 16 raste aksidentesh qe lidhen direkt me punen dhe 3 raste jane me pasoje humbjen e jetes se punemarresit. Kryesisht, keto aksidente kane ndodhur ne sektorin e ndermarrjeve prodhuese, ndertim, tregti karburantesh. Ne sektorin e minierave jane regjistruar shtate raste aksidenti me demtim te punemarresve, ndersa dy raste jane me pasoje humbjen e jetes se punemarresve. Aksidente ne rruge jane regjistruar kater raste me demtime te punemarresit, ndersa dy raste kane perfunduar me humbjen e jetes se tyre. Sipas ISHP-se, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, vihet re nje ulje e numrit te aksidenteve. Aktualisht, ISHP eshte i angazhuar ne punen per projekt-ligjin e Sigurise dhe Shendetit ne pune, nje detyrim qe rrjedh nga nenshkrimi i marreveshjes se Stabilizim-Asociimit. Ky draft realizohet ne kuadrin e perafrimit te legjislacionit shqiptar per sigurine dhe shendetin ne pune, me ate te vendeve anetare te BE-se.

Kontrollet

Ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare, nga Inspektorati Shteteror i Punes, jane kontrolluar 25 per qind subjekte private me shume. Nga kontrollet e ushtruara, per shkelje te legjislacionit te punes jane gjobitur per tremujorin e pare, 41 subjekte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›