Durresi dhe Gjirokastra "mobilizohen" te parat
Virusi fatal i gripit te derrit, duket se ka vene ne pune me vonese strukturat shendetesore ne vendin tone, dhe pikerisht ato te rrethe qe kane nga nje pike doganore. Por ajo qe eshte me shqetesuese eshte numri i paket i inspektoreve sanitare te cilet jane te detyruar te qendrojne gjate 24 oreve, ne dogana per te pritur dhe intervistuar udhetaret nese kane qene ne vendet ku eshte shfaqur virusi i gripit te derrave, apo nese kane pasur kontakt me ndonje person qe ka qene ne keto vende. Keshtu, gjate dites se djeshme ne rrethin e Gjirokastres, eshte organizuar sherbimi shendetesor ne dy pikat kufitare me Greqine, ajo e Kakavijes (Gjirokaster) dhe Tri Urave (Permet). "Ne keto dy pika nepermjet dy punonjesve tane te shendetesise, eshte organizuar sherbimi i inspektoratit sanitar dhe epidemiologjise, te cilet ne bashkepunim me inspektoratin veterinar dhe policine kufitare kane si qellim evidentimin e personave qe mund te hyjne ne token shqiptare, nga vendet e prekura nga virusi i gripit te derrave", ka pohuar shefi i Sherbimit te Epidemiologjise ne DSHP-ne e Gjirokastres, Xhelo Brahimi. Sipas tij, Shtabi i Emergjences ne momentin e pare evidentoi gjendjen e bazes materiale shendetesore, barnave qe nevojiten ne rast te nje infeksioni te mundshem te gripit te derrave ne Qarkun e Gjirokastres. Po keshtu edhe ne portin e qytetit te Durresit, eshte ngritur zona e karantines. Drejtoresha e Shendetit Publik Durres, Lida Boshku, e ka cilesuar situaten alarmante dhe mjaft te rende. "U kemi bere thirrje te gjithe banoreve, qe te qendrojne ne ambiente sa me pak te populluara", ka pohuar Boshku. Sipas saj, nje vemendje e vecante po i kushtohet shkollave, kopshteve dhe cerdheve. Kurse ne piken doganore te Durresit, eshte ngritur karantina per izolimin e personave qe vijne nga vendet e kontaminuar. Shefja e sherbimit anti-epidemik ne portin e Durresit Liljana Olldashi, pohon se te gjithe udhetaret qe mberrijne ne kete pike kufitare, po monitorohen si dhe intervistohen. Ne rast se per ata dyshohet, dergohen menjehere per ne karantine, ku dhe i nenshtrohen analizave. Nderkohe qe te njejtat masa jane marre edhe per doganen e Kapshtices dhe ate te Qafe-Thanes. Sipas udhezimeve te dhena iu eshte kerkuar mjekeve te qendrave shendetesore, te njoftojne te gjitha rastet e personave qe shfaqin simptomat e temperatures se larte dhe veshtiresise ne frymemarrje. Keta persona do te shtrohen ne spital dhe me pas, mjeke te specializuar nga Tirana do te bejne dhe japin, pergjigjet e analizave te tyre.