TKOB, në përgatitjet e fundit për baletin Zorba
të marrin pjesë rreth 200 artistë. Veç solistëve vendas, janë të ftuar dhe dy balerinë të njohur shqiptarë, por që prej gati dy dekadash jetojnë dhe punojnë në Greqi. Janë pikërisht balerinët e njohur Altin Koruti në rolin e Zorbës dhe Bledi Latifi në rolin shkrimtarit Xhon. Në këtë balet, kemi Xhonin, që është një shkrimtar, intelektual dhe i shkolluar në perëndim, dhe Zorba, i cili është një fshatar shumë i mençur që pa dijeninë e tij mbart filozofinë e Niçes, pohon koreografi. Personazhi kryesor i baletit, Zorba, një fshatar i pashkolluar por me një inteligjencë natyrore të lindur, i cili me mençurinë e tij karakterizohet një nga heronjtë popullorë të Greqisë. Zorba e quan jetën dhuratë nga perëndia dhe në sajë të mençurisë së tij, kërkon që këtë jetë ta shfrytëzojë në të gjitha mënyrat duke shpalosur një prakticizëm perfekt dhe duke gjetur zgjidhje në favor të tij për çdo situatë të jetës që i krijohet. Rastësisht ai takohet në ishullin e Kretës me Xhonin i cili është një intelektual i shkolluar në perëndim, ku e ka të pamundur që të përshtatet me ambientin që gjen në Kretë. Takimi i tyre i rastësishëm krijon një lidhje të gjatë ku të dy personazhet shpalosin karakterin e tyre. Njëri është pragmatist, kurse Zorba mbetet një prakticist i thekur. Ndonëse ato krijojnë një lidhje biznesi së bashku, edhe pse dështojnë në biznes, Xhoni që ka investuar për këtë biznes, nuk e quan humbje, por quan fitore të madhe sepse e njohu me Zorbën, i cili u përpoq ta përshtaste Xhonin me ambientin e egër të Kretës. Gradualisht ata eksplorojnë të gjithë vendin dhe përballen me situata të cilat zhvillojnë subjektin e shfaqjes. Xhoni rastësisht, bie në dashuri me njërën nga vajzat e fshatit, me Marinën, por kjo dashuri nuk shihet me sy të mirë nga fshati, pasi në ligjet vendore nuk lejohet që vajzat e fshatit të lidhen me njerëz të huaj dhe aq më tepër që Marina pëlqehet edhe nga Maloniosi i cili është i pari i fshatit. Ky i fundit, përpiqet të bindë të tërë fshatin që kjo dashuri është e papranueshme për zakonet e vendit, duke u munduar gjithmonë që ta pengojë këtë dashuri të sapolindur. Dëshpërimi i Xhonit është i pamatë dhe Zorba mundohet ta qetësojë, duke i dhënë shpresë për të ardhmen. Ndërkohë nga kjo situatë që i ndodhi Xhonit, Zorbës i fanitet në ëndërrimet e tij sikur edhe dashurisë së tij, vdekja kërkon ti marrë Ortancën. Ndërkohë që pikëllimi kalon tek Zorba, Xhoni optimist tashmë i shprehet se jeta vazhdon dhe duhet shijuar. Skenografia vjen nga Platon Bardhi, kostumet Taulant Pustina, mjeshtër kori Dritan Lumshi dhe dirigjent Edmond Doko.
Migjeni pret sot këngëtarët e vegjël
Në qytetin e Shkodrës sot starton edicioni i 48-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, 19-21 qershor me pjesëmarrjen e krijuesve dhe interpretuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora. Tashmë më një traditë në sjelljen e këngës për fëmijë, kompozitorët pjesëmarrës në këtë edicion do të jenë emrat e mirënjohur të muzikës shqiptare për fëmijë si Alfred Kaçinari, Naim Krasniqi, Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali, Adrian Hila, Klodian Qafoku, Jetmir Barbullushi, etj. Ky aktivitet muzikor këtë vit organizohet nën drejtimin e mjeshtrit Kujtimi Alia, drejtor artistik dhe dirigjent i festivalit, dhe në regjinë e Osman Mulës. Skenografia nga Adnan Kastrati, ndërsa udhëheqës artistik është Roland Guli. Për realizimin e këtij festivali janë angazhuar mjeshtrit më të njohur të skenës muzikore dhe po punohet në drejtim të përsosjes së interpretimit nga këngëtarët e vegjël. Festivali ashtu si dhe vitet e tjera do të zhvillohet në teatrin Migjeni dhe garuesit e vegjël do të interpretojnë live në skenën e festivalit të 48-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.
The invention of ling, një komedi romantike
Edhe ky sezon vazhdon të sjellë komedi romantike në ekranin e kinemasë. Në vijim vjen dhe The invention of lying. A mund të imagjinoni një botë ku të gjithë thonë të vërtetën, për gjithçka, çdo sekondë të ditës, pasur asnjë pasojë nga rrëfimi i të vërtetës? Nëse fantazia nuk ju vjen shumë në ndihmë atëherë ndiqni The invention of lying, një komedi romantike që propozohet këtë javë në kinema Millennium. Në një botë ku nuk ekziston gënjeshtra dhe ku askush nuk ka gënjyer, një shkrimtar kupton se ka në dorë një mundësi të jashtëzakonshme përfitimi. Shkruar, drejtuar dhe interpretuar nga krijuesi i ''The office'', Ricky Gervais, filmi sjell edhe një kast të plotësuar aktorësh si Jennifer Garner, Jonah Hill, Tina Fey, Rob Lowe apo Louis C.K. Kur Ricky Gervais shpiku gënjeshtrën. Ende i freskët nga suksesi personal i arritur në Ghost Toën, Ricky Gervais cimentohet në një tjetër personazh. Jo vetëm kaq, por tani shfaqen forcat e tij dhe janë trefish, tashmë i impenjuar edhe si regjisor e skenarist. Rezultati i kësaj është The invention of lying, historia e një burri që ka aftësinë për të gënjyer në një botë ku koncepti i gënjeshtrës as që nuk ekziston. Njihet vetëm e vërteta që është e vetmja mënyrë për të konceptuar horizontet e jetës.