E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, kritika policisë: Mos të përsëriten tragjeditë e verës

Tiranë, 25 janar NOA Update Kryeministri Sali
Berisha nuk ka hezituar të kritikojë ashpër Policinë e Shtetit që sipas tij nuk
ka marrë masat e duhura për të shmangur numrin e madh të aksidenteve.

Gjatë analizës së punës së kryer nga Policia e
Shtetit, Berisha mori fjalën e tij ku pas vlerësoi punë e kryer në sektorë të ndryshme
nga forcat blu u ndal te aksidentet.

Duke iu referuar shifrave të drejtorit të Përgjithshëm
të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj i cili theksoi se këtë vit kishte 65
aksidente më shumë se vitin e kaluar, kryeministri Berisha me tone të ashpra
theksoi se ky është një qëndrimi i papërshtatshëm i policisë.

Drejtori i përgjithshëm ju deklaroi se këtë
vit kishte 65 aksidente më shumë se vitin e kaluar, kjo është një numër shumë e
madhe ndaj kërkoj nga ju një shqyrtim shumë serioz, një plan të qartë masash
sepse historia provon se numri i aksidenteve mund të ulet dhe se ka një seri
ndërhyrjesh me impakt direkt pozitiv në uljen e aksidenteve rrugore.

Kjo është një qëndrim ndaj ligjit i policisë
rrugore nuk pranoj unë situatën e krijuar në verë kur aksidentet kalonin si top
futbolli nga një komisariat në tjetrin, jo e ka ky jo ai situata të tilla nuk mund
të përsëriten me tha kryeministri.

Megjithëse policia e Tiranës gjatë muajve të
fundit duke nisur nga vera e vitit të kaluar mori një sërë masash për të
parandaluar aksidentet si dhe për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve.

Veç shërbimeve të shumta të rrugët kryesore të
kryeqytetit dhe masat e shumta ndëshkuese për të gjithë shkelësit rrugor,
policia e Tiranës ndërmori një fushatë sensibilizuese duke shpërndarë fletushka
në rrugë me qëllim minimizimin e aksidenteve.

Madje policia e Tiranës shkoi më tej për të ndërgjegjësuar
shoferët duke lëshuar një urdhër sipas të cili drejtuesit e mjeteve të cilët
konstatoheshin të dehur do të ndëshkoheshin maksimalisht duke përfunduar edhe në
burg.

Por situata e aksidenteve nuk mund të quhet e përmirësuar
vetëm nëse ndërgjegjësohen drejtuesit në kryeqytet, rruga që i mëshoi më shumë
kryeministri ishte aksi Fushë-Krujë e deri në Lezhë që po thuajse çdo ditë
regjistron aksidente.

Ai përsëriti që ky aks të merret nën kontroll.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›