Itali, ekzekutohet shqiptari në një lokal nate

Milano, 25 janar NOA Një emigrant shqiptar është
vrarë mbrëmë pas një sherri në një lokal nate në Milano të Italisë.Mediat italiane bënë publike sot se në këtë
ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë ndërsa ende nuk dihet autorët
e krimit.
Mësohet se shqiptari i ekzekutuar është
identifikuar sit Altin Avrami 38-vjeç dhe është qëlluar me pistoletë në gjoks
duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në
spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar
dhe kapur autorët.k.k/NOA