Fushë Krujë, banorët ende me qira

Dy përmbytjet radhazi gjate muajit te fundit kane nxjerre jashtë funksionit qindra shtëpi ne Fushe Krujë. Pavarësisht premtimeve, banoret nuk kane marre tjetër përveçse disa pakove me ushqime. Dhjetëra familje te prekura nga përmbytjet janë vendosur ne banesa me qira, ndërsa te tjerë qe nuk mund ta përballojnë financiarisht jetojnë ne shtëpi gjysmë te rrënuara. Te kontaktuar nga "Vizion Plus" drejtues te Bashkise premtojnë shpërndarje ndihmash ushqimore edhe para natës se ndërrimit te viteve. Por si te mos mjaftonte dëmtimi i orendive dhe lagështira qe ka mbuluar shtëpitë, banoret po përballen me mungesën e zgjatur te energjisë elektrike dhe për pasoje edhe te ujit te pijshëm. Vërshimi i lumit Mzez ne Fushe Kruje përmbyti mbi 400 shtëpi ne dy lagjet "Bakushe Visha" dhe "Adem Gjeli".
Shpërndaje