Aksidentet ne Korce shumica e autoreve adoleshente

Megjithëse ka një tendencë uljeje përsëri në qarkun e Korçës, aksidentet automobilistike mbeten shqetësues. Këtë vit si pasojë e tyre kanë gjetur vdekjen 6 persona, ndërkohë që vitin e kaluar humbën jetën në aksidente 13 persona. Sipas një studimi që është bërë nga Drejtoria e Shëndetit Publik, rezulton se adoleshentët kanë qenë predominues mes autorëve të aksidenteve automobilistike.
“Si periudhë janar-maj, kemi 33 të dëmtuar nga aksidentet, nga të cilët 4 të vdekur, 15 me thyerje kockore dhe 15 me plagosje të lehta. Është momenti kur opinioni publik duhet të sensibilizohet dhe të gjithë të tregohen të kujdesshëm, sidomos drejtuesit e automjeteve”-tha Jani Bukuroshi, specialist i higjenës së punës dhe shëndetit mjedisor në drejtorinë e Shëndetit Publik në Korçë.
Jemi në fillim të sezonit veror, kur pritet të mbërrijnë me pushime mijra emigrantë shqiptarë, çka rrit natyrshëm qarkullimin e mjeteve. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se në këtë sezon edhe aksidentet kanë qënë më të shumta. Për t’i parandaluar këto ngjarje Komisariati i Policisë të Qarkullimit rrugor ka hartuar një plan masash dhe po punon për zbatimin e tij në akset rrugore nacionale dhe rurale të qarkut të Korçës.
Jorgjeta Gjançi