E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje i vdekur dhe pese te plagosur ne autobuzin e linjes Tirane - Athine

Policia greke njoftoi sot se nje person humbi jeten dhe pese te tjere u plagosen ne nje aksident te nje autobuzi  shqiptar te Linjes Tirane Athine.

Sipas burimeve policore greke  autobusi u perplas pak pas mesnates  me nje kamion ne rrugen qe lidh Janinen me Arten ne Greqine Veriore. Ekipeve greke te shpetimit iu desh kohe te nxirrnin te plagosurit dhe ti transportonin me pas drejt spitalit te Janines tha ne nje njoftim policia e Janines.

Policia greke tha se ende nuk jane sqaruar rrethanat e aksidentit te rende. Nderkaq ditet e fundit ne Shqiperi  Gjykata e Fierit po shqyrton nje proces gjyqesor ndaj nje shoferi grek qe u perfshi ne nje aksident  me nje prej autobuzeve te linjes Tirane Athine  disa muaj me pare. Ne aksident  humben jeten nente persona dhe u plagosen disa te tjere.

Aksidenti ndodhi  ne segmentin qe lidh Tepelenen me Mallakstren. Transporti i udhetareve me Greqine  shtohet gjate ketyre muajve per shkak te levizjes se madhe te emigranteve shqiptare qe kthehen per pushime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›