E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, zjarri rrezikon depozitat e naftës

GJIROKASTËR- Të paktën 4 depozita nafte mijëra litroshe të kompanisë ARMO rrezikohen të përfshihen nga flakët e zjarrit pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa 4 automjete zjarrëfikëse në vendngjarje po punojnë për vënien nën kontroll të tij.

Depozitat e naftës të kompanisë ARMO ndodhen rreth 2 km larg Gjirokastrës, pranë fshatit Mashkullorë. Aktualisht, në vendngjarje policia dhe zjarrfikësit po punojnë për lokalizimin e zjarrit që është shfaqur disa minuta më parë dhe që mendohet të jetë shkaktuar nga djegia e barishteve.

“Vatra e zjarrit është pranë rrugës Gjirokastër-Tepelenë dhe rrezikon përfshirjen e depozitave të naftës, çka do të shkaktonte një katastrofë ekologjike të paprecedentë”, tha Lefter Qirici, shefi i zjarrfikësve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›