Sezoni turistik zbarkojne policet e Kosoves

Sezoni turistik, lëvizja e lirë e qytetarëve, por edhe shtimi i numrit të turistëve drejt vendit tonë ka vënë në gadishmëri jo vetëm strukturat mjedisore dhe shëndetsore, por dhe Policinë e Shtetit.
“Nëse i referohemi problemit të zhurmave është e përcaktuar saktë se cila do të jetë koha që lokalet publike do t’u lejohet muzika e lartë, ora 23.00 për ditët e zakonshme dhe ora 24.00 në fundjavë. Problemi është se trajtimi i mjeteve ujore, motorrëve. Është i përcaktuar saktë monitorimi nga toka që bëhet nga drejtoritë e qarqeve dhe në ujë nëpërmjet mjeteve lundruese si dhe koordinimi i ndërsjelltë ndërmjet valëve të radiove të njëjta, që një kundravajtës të mos i shpëtojë asnjëherë ndëshkimit ligjor. Do të jenë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë ato që do të vihen në dispozicion sipas kohës, rëndësi dhe qëllimi është rendi dhe qetësia”-thotë Ilia Nasi, Drejtues i Parë i Rendit dhe Sigurisë Publike në policinë e Shtetit.
Por e veçanta e këtij sezoni qëndron dhe në patrullimet e përbashkëta mes policisë së Kosovës dhe asaj shqiptare. Shumë herë kemi dëgjuar patrullime të përbashkëta mes dy strukturave në pikat kufitare, ndërsa kësaj here policia kosovare do të jetë krah asaj shqiptare dhe në pikat turistike përgjatë bregdetit shqiptar.
“Kjo marrëveshje bashkëpunimi është dhe në ardhjen e policisë së Kosovës të cilët bëjnë patrullim të përbashkët me policinë rrugore në akset kombëtare si Morinë-Milot deri në Durrës, më pas Fier, Vlorë deri në Sarandë dhe në krahun e Shkodrës. Tashmë ka nisur zbatimi i tyre”-thotë Nasi.
Krahas kësaj, policia e shtetit në bashkëpunim dhe me strukturat vendore do të bëjë të mundur dhe dërgimin e specialistëve nga Tirana në mënyrë që të koordinohet puna në terren për çdo pikë turistike, ndërsa një rëndësi të veçantë zë dhe kodi i etikës në respektimin e ligjit.
Jul Kasapi