E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke bie shitja e shtepive ne Gjirokaster

Për shkak të krizës greke, në qytetin e Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm shitja e apartamenteve, pasi emigrantët ishin blerësit kryesorë të tyre që prej 10 vjetësh. Janë më shumë se 200 apartamente të përfunduara dhe të pashitura gjë që ka bllokuar edhe investime të tjera të ndërtuesve për shkak të bllokimit të likujditetit si dhe ka zvogëluar fuqinë punëtore.

“Nga ulja e kërkesës për apartamente dhe njësi shërbimi në qytetin e Gjirokastrës mund të jenë rreth 200 apartamente që presin blerësit e rradhës. Shkak është ulja e fuqisë blerëse dhe rritja e kostos së ndërtimit. Më shumë presim të blejnë emigrantët të cilët kthehen në Shqipëri”-thotë Meleq Karabina, specialist ndërtimi, manaxher.

Tashmë kur kriza greke ka prekur emigrantët, një pjesë e të cilëve janë të papunë, nuk mund të mendohet më për shtëpi, por për mbijetesë. Në kushtet e ndikimit të krizës greke në jug, një pjesë e ndërtuesve po i zhvendosin kapitalet e tyre në qytete të tjera të vendit, kryesisht në Tiranë.

Ismail Xhaferri                                  
               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›