E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet kufoma e një mashkulli në lumin e Semanit

FIER- Kufoma e një personi të seksit mashkull është gjetur sot rreth orës 18:00 në grykëderdhjen e lumit Seman, në Fier.

Menjëherë forcat e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe kanë nisur hetimet paraprake, prej të cilave mësohet se kufoma është e dekompozuar, cka e vështirëson edhe identifikimin.

Kanë qënë familjarët e një personi të humbur, i quajtur Erjon Korobaci të cilët kanë gjetur trupin e viktimës, por ende nuk dihet nëse kufoma i përket të afërmit të tyre apo jo.

Blutë e Fierit kanë nisur tashmë hetimet për të identifikuar trupin e viktimës, nëse ajo i përket apo jo Ejon Korobacit, shtetas i humbur në fshatin Mbrostat në vitin 2010.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›