E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet ne galeri, inspektohen minierat

Nje grup specialistesh te Ministrise se Ekonomise dhe te Energjetikes kane zbarkuar diten e djeshme ne qytetin e Bulqizes, pas vdekjes se nje punetori qe mblidhte krom per te siguruar te ardhura per familjen. Eshte hera e dyte qe brenda nje kohe te shkurter kontrolloret kryejne verifikime ne miniera, nderkohe qe ne kete rast viktima, Xhevat Bulqiza, 55 vjec, nuk ka qene minator, por mblidhte mineral ne masiv privatisht dhe e shiste te subjektet qe tregtonin kromin. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se inspektoret kane kryer kontrolle ne disa miniera dhe verifikuar dokumentacionet e firmave, duke kerkuar rritje te masave te sigurise. Po keshtu jane kryer inspektime per emrat e te punesuarve dhe abuzimet e mundshme me pensionet e parakohshme. Ministria e Ekonomise ka kerkuar ndihmen e prokurorise per hetimin e 14 aksidenteve me vdekje ne minierat e Bulqizes, Martaneshit e te zones se Mirdites.

N.F


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›