Aksidentet ne rritje, kerkohet qender traumash ne QSUT
Sonila Isaku
Qendra e Traumes ne Spitalin Ushtarak, nuk perballon dot fluksin e madh te pacienteve. Per kete arsye drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj ka kerkuar nga deputetet e Komisionit parlamentar te Shendetesise te shihet mundesia e hapjes se nje tjeter filiali te traumes ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Mihaj ka shpjeguar se spitali ushtarak jo vetem qe po vuan amortizimin e aparaturave, por ka edhe nje amortizim fizik dhe mendor te stafit mjekesor, per shkak se perballon nje fluks prej 13.000 pacientesh ne vit.
Kerkesa
Diskutimet per qendren kombetare te traumave zbresin ne Komisionin e Shendetesise. Deputetet e mazhorances e kane zhvilluar mbledhjen ne Spitalin Ushtarak, aty ku ndodhet qendra e traumes. Ndryshe nga projekti i meparshem per zhvendosjen e traumave nga Ushtaraku ne Qendren Spitalore, kete here u diskutua per nje tjeter projekt. Do te shtohet edhe nje tjeter qender traumash ne QSUT, por peshen kryesore serish do ta mbaje Spitali Ushtarak. “Zgjidhja e problemit sot do te ishte hapja e nje tjeter qendre te traumes ne QSU. Ne do te jemi pritesit e pare te aksidenteve, per shkak te pozicionit qe kemi, por nje qender tjeter ne Tirane do te ishte ne favorin tone, pasi nuk mund te perballojme gjithe keto raste aksidentesh”, ka pohuar drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Sipas tij, eshte e nevojshme ulja e numrit te pacienteve, per drejtorin e ketij institucioni aktualisht eshte i pamundur funksionimi i nje qendre te mirefillte traumash edhe ne QSUT, pa u rregulluar infrastruktura. Sipas Mihajt, me pare duhet rregulluar infrastruktura rrugore pasi ne kushtet aktuale rastet e renda mund te humbin jeten gjate rruges per ne spitalin “Nene Tereza”.
Rastet
Qendra e Traumave ne Spitalin Ushtarak, perballon te gjitha rastet e renda dhe aksidentet qe ndodhin ne vend. Gjate nje viti kjo qender pret rreth 13 mije urgjenca nga te cilat 12 per qind perfundojne me humbje jete. “Nje tjeter kerkese qe ne kemi eshte edhe rregullimi i sinjalistikes rrugore. Nese do te ishte hapur Unaza e Re, do te kishim shume me pak raste te personave qe humbin jeten rruges per ne spital”, ka pohuar drejtori i Ushtarakut, Bedri Mihaj.
Reagimi i Ministrise se Shendetesise
Vendndodhja e qendres se traumave ne dalje te Tiranes, shihet si nje pike e favorshme per mberritjen ne kohe te urgjencave, per kete shkak edhe hipoteza per te hapur nje qender te poli traumes ne QSUT, nuk eshte mbeshtetur teresisht nga drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero. Sipas ketij te fundit me e favorshme do te ishte fuqizimi i qendres aktuale te traumes, me personel dhe aparatura per shkak te pozicionit te favorshem qe ai spital ka, duke pritur aksidentet qe ndodhin kryesisht ne autostrade apo rruget e Veriut.