Deshton projekti per traume ne Lac
Muaj me pare u hodh ideja e hapjes se nje qendre te traumave ne spitalin e Lacit, per vete faktin se eshte nje nga zonat ku numri i aksidenteve eshte shume i larte. Por, pavaresisht kesaj, duket se ideja mbeti e hedhur vetem ne leter ashtu si edhe ideja per nje qender te dyte ne Tirane. Te gjitha keto kresa kane ardhur per shkak se ne vendin tone ndodhet vetem nje qender e traumave, kurse numri i aksidenteve po rritet nga viti ne vit. Te dhenat tregojne se numri i aksidenteve eshte katerfishuar, ne krahasim me vitet e kaluara. “Sot, Spitali Ushtarak ka shume probleme, kjo per vete faktin se eshte rritur ndjeshem numri i te aksidentuarve. Ndersa vite me pare ne mjekonim edhe ofronim sherbim te specializuar per nje numer pacientesh, sot na duhet te ofrojme 4 here me shume. Kjo per vete faktin se numri i aksidenteve eshte rritur po kaq here me shume”, ka theksuar drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Sipas tij, kjo situate eshte e paperballueshme pasi institucioni qe ai drejton eshte i vetmi ne vend, qe merret me trajtimin e rasteve te renda. Te dhenat e bera publike nga Instituti i Shendetit Publik tregojne se rreth 350 vete humbin jeten ne vit ne aksidentet rrugore, ndersa nga viti 1991 dhe ne vazhdim kane ndodhur rreth 10 mije aksidente, me afro 5 mije viktima. Tirana, qe regjistron numrin me te madh te automjeteve ne qarkullim, shenon dhe numrin me te madh te aksidenteve rrugore.
.