Studimi, 4% e femijeve me probleme ne degjim
Femijet e vegjel kane te trasheguar ne gen mungesen e degjimit, dhe te dhenat tregojne se ne nje mije lindje dy prej tyre kane probleme me te renda ne degjim. Nderkohe studimi me i fundit ne vendin tone, tregon se ne 13 mije lindje rezulton se 4 per qind e femijeve vijne ne jete me mungese degjimi. Ne diagnostikimin e bere per degjueshmerine, ka rezultuar se 3.8 per qind e tyre kane probleme me degjimin, kurse 0.2 per qind me handikap te pjesshem ose te plote ne degjim. Ky studim por edhe diagnostikim, eshte kryer per here te pare ne vendin tone duke i dhene mundesi femijeve qe lindin me handikapin e degjimit ta rikuperojne ate pa u mbetur pasoja me pas. “Konstatimi per degjueshmerine e femijeve behet qe ne momentin e lindjes. Ata qe kane probleme me degjimin, i nenshtrohen nje sere ekzaminimesh per te vendosur me pas protezen qe ne muajin e 8-te te jetes se femijes per t'i rikthyer degjimin”, kane pohuar Edi Tushe mjek specialist i fushes. Sipas tij, projekti per diagnostikimin e foshnjave qe nuk degjojne kryhet nen mbikeqyrjen e eksperteve italiane, te cilet punojne prane spitalit pediatrik ne QSUT. Ata rekomandojne qe ekzaminimet per kapjen e handikapit te kryhet 8 deri ne 10 muaj pas lindjes. Specialistet japin alarmin se me shume se sa rritja e numrit te femijeve qe lindin me nje handikap te tille, shqetesues eshte fakti se prinderit nuk kryejne diagnostikimin e hershem. “Eshte per t'u nenvizuar se ka prinder, te cilet hezitojne per ekzaminimin. Kultura e te drejtuarit tek mjeket dhe strukturat e specializuara per te marre ne kohen e duhur ndihmen, duhet te jete kulture nacionale sepse shpesh here praktika na tregon se jo vetem per ceshtje te shurdhesise, por dhe te tjera sistemi shendetesor perballet me probleme te faktit te tyre”, ka pohuar Vasili. Sipas tij, shpesh here patologjite shkojne deri aty sa behen te veshtira per t’u kuruar.