E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Durresit", perplasje prokurori-gjykate

Tirane- Me perplasje te ashpra mes prokurorise dhe gjykates eshte shoqeruar dje procesi gjyqesor ne ngarkim te "Bandes se Durresit". Largimi i avokateve nga seanca, pas nisjes se deshmise se te penduarit, Adriatik Coli, ka bere qe ky i fundit te kercenojne mbrojtesit. Gjykata eshte detyruar te ndryshoje disa avokate. Perfaqesuesit e prokurorise i kane kerkuar dje trupit gjykues qe t'u vinte ne dispozicion te gjitha procesverbalet e seancave, e kryesisht ate te dates 21 maj, ne te cilen gjykata vendosi te nxjerre jashte prokurorin nga salla, pasi foli pa leje. Kryesuesi i trupit gjykues ka kerkuar arsyet perse kerkohen keto procesverbale. Mesohet se prokuroria e krimeve te renda do te beje nje analize te te gjitha procesverbaleve. Pas kerkeses se bere gjykata ka dhene "ok" per te vazhduar deshmia e te penduarit te bandes, deshmi e cila per motive sigurie duhet te jepej me dyer te mbyllura. Mesohet se pasi akuza e ka pyetur Colin ne lidhje me njohjet e tij me te pandehurit e tjere, Lulzim Berisha, i njohur si kreu i bandes iu eshte drejtuar dy mbrojtesve te tij, Arben Qeleshi dhe Ilia Ilise "jeni te shkarkuar, largohuni". Dy avokatet kane braktisur sallen. Ne te njejten kohe nga kafazi eshte larguar edhe i pandehuri Sardjan Sulejmani. Deshtimi i radhes i seances gjyqesore ka sjelle edhe reagime te ashpra nga i penduari. Ky i fundit mesohet se ka kercenuar mbrojtesit, duke iu thene se "do hani ndonje plumb".

Kerkesa

Trupi gjykues ka vendosur qe t'i drejtohet Dhomes se Avokatise Tirane, me te gjitha procesverbalet e seancave. Gjykata do t'i kerkoje Dhomes se Avokatise te numeroje te gjitha mungesat e avokateve gjate ketyre 80 seancave te shtyra, si dhe arsyetimet e tyre per mungese ne keto seanca.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›