Taksat dhe strehimi, sherr ne Keshill
Durres- Viti 2010 rikthen sherret ne Keshillat Bashkiak. Rivaliteti ne kampet politike reflektohet edhe ne debatet qe behen ne sallat e mbledhjeve, ne bashki apo komuna. Diten e djeshme e ka pasur radhen Keshilli Bashkiak i Durresit, ku keshilltaret e djathte dhe te LSI-se, do te kundershtonin propozimin e bashkise dhe keshilltareve te majte per te rritur taksat vendore. Po keshtu ka pasur mosmarreveshje edhe per buxhetin e ketij viti, kurse keshilltaret socialiste i kane kthyer "kusurin" kundershtareve, me listen e te pastreheve, duke e kundershtuar ashper. Por epersia numerike e koalicionit PD-LSI, ka bere qe lista te kaloje ne votim, kurse te pakenaqurit kercenuan me protesta. Keshilltaret e majte ne fund braktisen sallen e mbledhjeve, duke mos qene dakord me propozimet e te djathteve apo mosaprovimin e propozimit per rritjen e taksave.
Taksat lokale kane qene "molla e sherrit" diten e djeshme mes kampeve politike. Kreu i keshilltareve socialiste, Roland Agasi, e cilesoi veprimin e demokrateve dhe te LSI-se si "te paramenduar, me qellim sabotimin e projekteve te bashkise Durres". Te djathtet hodhen poshte paketen fiskale te bashkise se Durresit, qe parashikonte nje rritje prej 700 lekesh te taksave lokale per gjelberim, pastrim dhe ndricim te qytetit. Kreu i keshilltareve demokrate, Seit Kertusha, i quajti te padrejta akuzat e te majteve, duke hedhur poshte pretendimet per sabotim. Ai argumentoi se rritja e taksave lokale eshte e padrejte dhe se mbrohet interesi i qytetareve e bizneseve.
Nderkaq nje tjeter pike e rendit te dites qe ka ngjallur debate dhe reagime, ka qene miratimi i listes se te pastreheve qe perfitojne shtepi. Nje nga personat, e hequr nga lista prej 48 emrash te te pastreheve, ka paralajmeruar fillimin e protestave ne qytet.
Keshilltaret socialiste kane kundershtuar listen qe u eshte dhene pak caste para fillimit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak, ndersa nuk eshte diskutuar me pare ne komisionin e strehimit. Me gjithe kundershtimet e socialisteve, lista e propozuar nga te djathtet eshte miratuar, pasi PD dhe LSI kane shumicen ne Keshillin Bashkiak. Gjate diskutimeve dhe votimit, te majtet braktisen sallen e mbledhjeve ne shenje indinjate dhe mosaprovimi.
Keshilli
Debatet e vjetra dhe perplasjet
Edhe para perfundimit te vitit 2009, mes keshilltareve te majte dhe te djathte ka pasur perplasje te fuqishme ne mbledhjet e zhvilluara per shkak te fondeve, buxhetit dhe deri tek debatet per pallatin shumekatesh ne qender te qytetit. Buxheti eshte kundershtuar per muaj te tere nga koalicioni PD-LSI dhe aktualisht rrezikohet aprovimi ne pika te vecanta i tij. Shenja e pare eshte dhene dje, me kundershtimin e rritjes se taksave lokale nga bashkia.
Vlore
Nuk eshte vetem Keshilli Bashkiak i Durresit, qe ka perplasje mes keshilltareve te dy kampeve politike. Koalicioni i ri PD-LSI ka permbysur raportet edhe ne Keshillin Bashkiak te Vlores, ku eshte hequr ish-kryetari, perfaqesues i LSI-se, por gjykata e ka rikthyer serish ne detyre.
Patos
Keshilli Bashkiak i Patosit, shenon precedentin me te rralle, pasi kryesohet nga dy kryetare, nje i majte dhe tjetri i djathte. Sherret e vazhdueshme nuk ka mundur t'i zgjidhe as drejtesia, nderkohe qe kjo perplasje ka "ngrire" aktivitetet dhe levrimin e fondeve per paga e ndihma sociale.