Mbarimi i festave, 35 mije te larguar nga porti
Sherbimet e Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Durres vazhdojne zbatimin e masave per perpunimin ne kohe te fluksit te udhetareve, kryesisht ne dalje nga territori shqiptar pas festave te fundvitit. Vetem gjate 18 diteve te para te ketij viti, rezultojne te larguar nga porti i Durresit me tragete ne drejtim te Italise 35 mije persona, kurse ne hyrje vetem 4.476 vete. Kurse shtetas te huaj jane regjistruar ne hyrje 2.490 vete dhe ne dalje 16.583 persona. Edhe fluksi i mjeteve ka qene i larte, me 1418 makina ne hyrje dhe 6.339 mjete ne dalje. Gjithsej jane perpunuar 178 tragete dhe 57 anije.