Hajdutet ne sulm, policia ne alarm
Hajdutet e dyqaneve dhe shtepive, vene ne alarm policite vendore. Tre raste jane shenuar brenda 24 oreve te fundit ne qytetet e Shkodres, Korces dhe Durresit, ku dy te dyshuar u shpallen ne kerkim dhe nje tjeter u prangos. Policia e Devollit ka shpallur ne kerkim 19- vjecarin me inicialet R. N., banues ne kete qytet, pasi eshte denoncuar per vjedhjen e nje dyqani nga pronari i njesise tregtare F. Nallbati. Nga hetimi i kryer rezulton se i dyshuari ka marre 17 steka cigare me vlere 4000 leke, si dhe nje pasaporte e dy karta identiteti. Kurse Policia e Shkodres shpalli ne kerkim 19-vjecarin Esmeraldo Hato, banues ne lagjen "Guerrile", i cili dyshohet per vjedhjen e dyqanit ushqimor afer Unazes se Re, ku ka marre 50 karta rimbushese telefoni, me vlere 50 mije leke si dhe rreth 5 mije leke ne arke. Per te kryer vjedhjen, i dyshuari ka hapur dritaren e pasme te dyqanit. Oret e vona te mbremjes se hene, Policia e Durresit ndaloi te kerkuarin Shaban Domi 28 vjec, banues ne Shijak, i denuar dy here me pare per vjedhje banese. Ndaj tij gjykata ka dhene 8 muaj burg ne muajin korrik te vitit 2007, per vjedhjen e 1600 eurove ne banesen e V. K., ne Shijak. Ngjarja ka ndodhur ne muajin mars te tre viteve me pare.