E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, pilotët po i shfrytëzojnë përtej limiteve njerëzore?

Autori i Lajmit: Redaksia
SHBA - Pas gjysmës së fluturimit 13 orësh, piloti i “Pinnacle Airlines“ ishte i lodhur. Pasi u ul në Indianapolis, ai pa që terminalet ishin të mbushura aq plot sa nuk kishte as edhe një vend për ekuipazhet e fluturimit. Kështu që piloti gjeti një kënd, hoqi xhaketën dhe e përdori për tu mbështetur si jastëk. Edhe pse zyrtarët e linjës së fluturimit i dinë vështirësitë e fluturimit, piloti tha se e vetmja mundësi për të gjetur disi prehje ishin ato pak minuta dremitje në terminal.. Kjo është e rëndësishme kur ti je në kontroll të një mjeti 25 milionë dollarësh me 50 pasagjerë në bord. “Një aeroplan reaktiv mund të arrijnë më shumë se 500 km në orë. Por ti ecën me 150 km/orë sidomos kur je i lodhur dhe je i ngarkuar plot. Ti kërkon nga kulla e trafikut ajror që të komunikojë sa më shpesh. Mund të harrosh shumë gjëra”. Katër nga 9 aksidentet e fundit të avionëve në SHBA kanë pasur si shkak lodhjen e pilotit sipas hetuesve federalë të sigurimit. Incidentet më të fundit përfshinë një The Air turbo që u përplas në Buffalo, Nju-Jork, shkurtin e kaluar dhe vrau 49 njerëz në bord dhe një në tokë. Kritikët thonë se situata ka si shkaktar zhvillimin e pamasë të industrisë, e cila i vendos presion linjave ajrore të shkurtojnë kostot e fluturimit, duke i detyruar pilotët të fluturojnë me orë më të zgjatura. Dëshmia e pilotit të “Pinnacle Airlines” për britaniken “The Times” erdhi vetëm pasi atij iu garantua se do ti ruhej anonimati. “Unë mund tju siguroj juve se 5 mijë punonjës tanët janë përgjegjës për transportimin e 13 milionë pasagjerëve çdo vit”, - tha Philip H. Trenary, shefi ekzekutiv i “Pinnacle Airlines”. Kompania e tij është përpjekur të zbatojë me përpikmëri rregulloret e fluturimit. Ai tha se parësore mbetet siguria dhe jo shpejtësia ose përfitimi. Sipas statistikave të aksidenteve ajrore, për shkak të lodhjes, brenda 16 vjetësh kanë ndodhur 250 përplasje me avionët e ngarkesave. Por edhe pse ekspertët thonë se lodhja ndikon tek pilotët e kompanive kryesore të fluturimit që prej vitit 2002, shtatë nga 9 përplasjet në SHBA kanë qenë me avionë rajonalë dhe dy prej tyre të “Pinnacle Airlines”. Zyrtarët e sigurisë thanë se lodhja ndikoi në tre ose katër aksidente, ndër të cilët dhe aksidentin e Bufalos në Nju-Jork. Në SHBA operojnë rreth 70 kompani rajonale që shpesh janë në ortakëri me kompanitë kryesore amerikane. Për shembull, një pasagjer merr një fluturim të Delta Air Lines. Nga Nju-Jorku në Frenso ai do të fluturojë me një boeing 757, 200 vendësh, por në Salt Lake do të ngjitet në bordin e një reaktivi 50 vendësh të Canadian Air që operon për linjën ajrore SkyËest. Kompanitë e mëdha preferojnë të bashkëpunojnë me operatorë më të vegjël për shkak të kostove. Ata nuk mund të nisin një boeing 200 vendesh kur avioni është bosh. Ato zgjedhin në këtë mënyrë të fusin në lojë avionë më të vegjël që perceptimi është se janë më pak të sigurt. Rregullat e Administratës së fluturimit Federal thonë se gjatë një 24-orëshi, pilotët mund të jenë në krye të detyrës vetëm 16 orë, por jo më shumë se 8 orë në fluturim. Pas çdo fluturimi ata duhet të bëjnë 8-12 orë pushim, në varësi të orëve që kanë fluturuar. Por ekspertët e gjumit thonë se këto kufizime rregulloreje nuk marrin parasysh orët e pritjes dhe çrregullimet në orar. Ata shpesh i nisin fluturimet në mes të natës, duke ndërprerë procesin e rregullt të gjumit.

Ky lajm është publikuar: 19/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›