E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vdes në radhë për pasaportën e të birit emigrant

Autori i Lajmit: Redaksia
Të vdesësh në radhë për pasaportën, ky fund nuk do ti kishte shkuar ndërmend njeriu. Por, ja që është e vërtetë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur jo më larg se dje në mesditë, pikërisht në qytetin e Fierit. Një emigrant shqiptar në Itali ka ngarkuar të atin, 42-vjeçar ti tërhiqte pasaportën biometrike, pasi kishte aplikuar për të gjatë ardhjes në Shqipëri për festat e fundvitit. Kështu, dje një 42-vjeçar gjeti vdekjen në spitalin rajonal të Fierit pas një gjendje të fikëti që pësoi në radhë, duke pritur për tërheqjen e pasaportave biometrike të të birit.
Ngjarja
Burime nga policia thanë se rreth mesditës, Marko Beshaj, 42 vjeç, ka pësuar gjendje të fikëti ndërsa priste në radhë për tërheqjen e pasaportës së djalit të tij. 42-vjeçari ishte nga fshati Gerishovë, Komuna Cakran. Menjëherë qytetari është dërguar në spital për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore, por pak minuta më vonë ai ka gjetur vdekjen. Policia ka hapur një dosje penale dhe po heton për shkaqet e ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona që ndodheshin në radhë bashkë me viktimën. Ata po merren në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.
Dëshmitarët
Dëshmitarët okularë, në vendngjarje thanë se 42-vjeçari kishte më shumë se një orë në radhë, në momentin që ka humbur vetëdijën. 42-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur të rezistojë. Ai ka ndërruar jetë, vetëm 10 minuta pasi mbërriti në spital. Ndërkaq, sipas burimeve nga spitali i Fieri, mësohet se 42 vjeçari ka pësuar atak kardiak, ndërsa shkak dyshohet lodhja dhe pritja. Ndërkaq, burime familjare thanë se 42 vjeçari nuk ka pasur më parë probleme shëndetësore. Ditët e fundit në qytetin e Fierit në të gjitha sportelet ka pasur dyndje qytetarësh për të tërhequr pasaportat. Shkak është bërë fluksi i madh i aplikimeve të bëra gjatë ditëve të fundvitit, pasi emigrantët depozituan kërkesat për pasaporta dhe pajisën me prokurën e tërheqjes familjarët e tyre.

Ky lajm është publikuar: 19/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›