Aksidentet, policia bllokon 50 motorë
LEZHE - Policia rrugore në Lezhë ka nisur një operacion në të gjithë rrethin për bllokimin e mjeteve motorike dhe ciklomotorëve, të cilët nuk janë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
Vetëm gjatë ditës së djeshme u bllokuan 50 motorë, drejtuesit e të cilëve nuk dispononin dokumente për to. Policia tha se ky aksion ka nisur duke marrë parasysh edhe faktin se shumica e aksidenteve të ndodhura kohët e fundit, kanë qenë tentativat e drejtuesve të makinave për të shmangur përplasjet nga daljet e papritura të motorëve në rrugë. Sipas komisar Maxhun Hajdarit, "aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit. Kjo, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit në rrethin e Lezhës kanë ndodhur tre aksidente, njëri me pasojë vdekjen, ku burim i tyre ishin pikërisht motorët dhe ciklomotorët". Hajdari bëri të ditur se janë bllokuar të gjithë motorët që janë pa dokumente përkatës dhe që drejtuesit e tyre nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Policia tha se kjo bëhet për qëllimin e vetëm të shmangies së aksidenteve. r.n