Lirohen të dyshuarit për grabitje
Hetimi për grabitjen e pak ditëve më parë të dy vëllezërve nga Dibra në Fushë-Shullaz të Kurbinit ka "përçarë" policinë me prokurorinë e këtij rrethi.
LEZHE / ROLAND NIKOLLI
Nga njëra anë, policia komunikon me një njoftim zyrtar se shoqëroi të hënën autorët e kësaj ngjarjeje, por se prokuroria i liroi për mungesë provash.
Policia e Kurbinit bëri të ditur edhe emrat e të shoqëruarve, të cilët janë Jetmir Myrto dhe Fatbardh Tafili si dhe emrin e personit në kërkim, Arjan Lama. Ndërsa prokuroria e këtij rrethi e cilëson joprofesionale këtë veprim të policisë, e cila sipas saj po prish hetimin e kësaj dosjeje që thuajse është kopsitur.
Sipas një njoftimi zyrtar, Policia e Kurbinit bëri të ditur se ka shoqëruar Jetmir Myrton, 32 vjeç dhe Fatbardh Tafilin, 34 vjeç, nga fshati Shullaz i Kurbinit. Zëdhënësja e policisë së Lezhës pohoi se këta dy persona ishin shpallur në kërkim që më 9 korrik 2008. Ata dyshohet se në bashkëpunim dhe me Arjan Laman, janë autorë për ngjarjen e ndodhur në Fushë-Shullaz më 7 korrik 2008. Nën kërcënim me armë, personat e mësipërm u kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash (rreth 400 mijë lekë) dy vëllezërve tregtarë nga Dibra, S.Crraj, 33 vjeç dhe A.Crraj, 20 vjeç. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre ka ardhur pas një pune investiguese nga ana e policisë dhe prokurorisë e njëkohësisht edhe përgjimeve. Kreu i këtij komisariati, Nazmi Shuli, i ndihmuar edhe nga shefi i qarkullimit, kanë lokalizuar vendndodhjen e të kërkuarve në një lokal në qendër të Fushë-Krujës. Shoqërimi për në komisariat precipitoi dhunshëm, deri në përleshje trup me trup të dy drejtuesve të policisë së Kurbinit me të dyshuarit. Ata arritën të shoqëronin Jetmir Myrton dhe Fatbardh Tafilin. Ndërkohë që, sipas policisë, me urdhër të prokurorit të rrethit Kurbin, këta dy persona janë lënë të lirë, pasi nuk janë siguruar prova bindëse për të firmosur arrestimin e tyre.
Policia ka shpallur në kërkim Arjan Laman. Sipas burimeve, Myrto rezulton të ketë pasur precedentë të mëparshëm për tentativë vrasje. Policia e Kurbinit bëri të ditur dje edhe mekanizmin e ngjarjes së grabitjes së dy vëllezërve tregtarë, të cilët ishin nisur për në Lushnjë për t'u furnizuar me zarzavate. Vëllezërit nga Maqellara janë nisur nga Bulqiza. Duke udhëtuar me një furgon rreth orës 03:00 në dalje të qytetit të Milotit kanë dalluar një automjet të tipit "Fiat Uno", me ngjyrë të bardhë, me targa italiane, i cili lëvizte në drejtim të Milotit. Në afërsi të mbikalimit të superstradës Fushë-Milot, vetura i ka bllokuar rrugën furgonit dhe aty kanë zbritur tre persona të pamaskuar, ku njëri prej tyre mbante një armë automatike në dorë. Ata u kanë marrë paratë që kishin me vete. Pas ngjarjes, policia arriti të bllokojë mjetin me të cilin tre grabitësit u kishin zënë rrugën vëllezërve në cilësinë e provës.
Autorët e dyshuar
• Jetmir Myrto, 32 vjeç, banor në fshatit Shullaz, Kurbin
• Fatbardh Tafili, 34 vjeç, banor në fshatin Shullaz, Kurbin
• Arjan Lama, në kërkim
Hajdarmataj: Policia po dekonspiron hetimin
Kryeprokurori i Kurbinit, Besim Hajdarmataj, i kontaktuar nga "Panorama", shprehu habi me deklaratën zyrtare të policisë, e cila la të nënkuptuar mungesën e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Hajdarmataj pohoi se është bërë një punë e mirë hetimore për grabitjen e ndodhur në Fushë-Shullaz dhe nuk përjashtoi mundësinë e firmosjes së arresteve për të dyshuarit. Megjithëse i rezervuar, kryeprokurori shfaqi pakënaqësi për deklaratën e policisë, e cila në thelb paraqet dekonspirim të punës së hetimorëve. Sipas tij, nxjerrja e emrave nga ana e policisë prish hetimin. Ai pohoi se është duke mbledhur prova, të cilat të jenë të mjaftueshme për t'i çuar para togave të zeza të dyshuarit si autorë të grabitjes së vëllezërve nga Dibra. Gjithashtu, Hajdarmataj mohoi të kishte firmosur lirimin e të dyshuarve. Madje, ai pohoi se të gjitha veprimet janë bërë konform ligjit, duke punuar bashkë me policinë për të gjitha lëvizjet që do të bëhen në lidhje me këtë ngjarje.