Kredi e re për makina
Duke nisur nga data 14 korrik, Alpha Bank-Albania ofron "Alpha kredi për makinë". Kjo është një kredi e re konsumatore që ofron Alpha Bank-Albania për të blerë një makinë të re ose të përdorur.
Me këtë kredi klientët mund të financojnë 70% të vlerës së automjetit të ri me vendosjen e makinës si garanci ose 90% të vlerës së automjetit me garanci hipotekore. Ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se kjo kredi aprovohet brenda 2 orësh. Për më tepër me "Alpha kredi për makinë" konsumatorët do të përfitojnë shumën minimale të kredisë 1.000 euro për makinat e përdorura dhe 3.000 euro për makinat e reja, mundësi për të zgjedhur mes interesave fiks ose të ndryshueshëm në euro apo në lekë. Gjithashtu afati i financimit 12-60 muaj për makinat e përdorura dhe 12-84 muaj për makinat e reja.