Spiunët, ligji i ri brenda 24 orëve
Brenda 24 orëve dy relatorët Aldo Bumçi dhe Arben Isaraj duhet të paraqesin në tryezën e Komisionit të Ligjeve variantin përfundimtar "Për ligjin kundër ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit".
BLEDAR HOTI
Kështu vendosi komisioni parlamentar i Ligjeve në mbledhjen e djeshme, ku i kërkoi dy deputetëve që të mos merren me asnjë çështje tjetër veçse hartimit të këtij projekti. Kryekomisioneri Fatos Beja ka bërë të ditur se, puna e dy relatorëve duhet të përcaktohet vetëm në një projektligj të vetëm dhe jo në të tre draftet e paraqitura. "Mendoj se duhet të punohet mbi bazën e projektligji që është punuar më shumë dhe është paraqitur më herët se draftet e tjera dhe që ka më shumë nene. Pra, mendoj se puna duhet të bazohet në draftin e paraqitur te grupi i PD-së", deklaroi Beja. Por deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi, ka qenë kundër këtij mendimi duke theksuar se, "duhet të lihen të dy relatorët që të punojnë së bashku në lidhje që ata vetë të paraqesin një draft të tyrin. Pra, le ta zgjidhin vetë se kë projektligj do të marrin". Deputeti i PD-së, Pal Dajçi, ka ndërhyrë duke u shprehur se, "kjo gjë nuk mund të lihet evazive, por se ne duhet të votojmë me ligjin sa më parë, ne jemi për draftin e PD-së, pastaj përmirësimet mund të bëhen gjatë diskutimeve". "Relatori jonë i çështjes, Bumçi, ka punuar dhe ka disa propozime, ne s'mund të vazhdojmë pafund", theksoi Dajçi. Ndërsa debati më i ashpër ka qenë mes Majkos dhe Bejës. Deputeti socialist ka kërkuar që gjatë këtij diskutimi të ngelen jashtë ata deputetë, që kanë konflikt interesi. "Ne s'kemi pse i lemë jashtë relatorët e çështjes. Kërkoj diçka nga ju që ata deputetë që kanë konflikt interesi të mos përfshihen në këtë ligj", deklaroi Majko. Kjo ka sjellë më pas ndërhyrjen e kryetarit Beja, i cili ka shtuar se, "opozita nuk duhet të paragjykojë një gjë të tillë". "Bëre gabim që e hodhe këtë fjalën e fundit. Më vjen keq zoti Majko, se jeni edhe deputet i vjetër dhe nuk duhet të flisni në një mënyrë të tillë. Kemi kaluar nga dy komisione së bashku dhe mund të flasim hapur bashkë. Ju nuk duhet të paragjykoni procesin e nisur", vijoi më pas Beja. Relatori i çështjes, socialisti Arben Isaraj e cilësoi të shkurtër kohën në dispozicion të lënë për hartimin e një projektligji. "Ne nuk mund të mbarojmë brenda kësaj një dite hartimin e një projektligji, na duhet më shumë kohë në dispozicion. Duhet ta dini se ne si PS jemi pro hartimit të një projektligji të tillë, por na duhet më tepër kohë", u shpreh Isaraj. Ndërsa Beja ka ftuar dy relatorët që të nisin punën menjëherë duke u shprehur se do të ishte mirë që të nxirret një ligj i përbashkët mes PS-së dhe PD-së. Ndërsa në kalendarin e punimeve është përcaktuar se votimi për p/ligjin e PD-së të bëhet në datën 21 korrik. Në të parashikohet që subjekte të verifikimit të përgjithshëm, janë të gjithë zyrtarët dhe funksionarët publikë, të zgjedhur apo të caktuar, të cilët më datë 11 dhjetor 1990 janë 18 vjeç e lart. Gjithashtu parashikohet dhe ngritja e një strukture të posaçme, komision prej 5 vetash, i cili do të zgjidhet nga komisionet parlamentare të Sigurisë dhe Ligjeve, një nga SHISH, një nga Drejtoria e Arkivave dhe një nga Ministria e Brendshme.
Pjesë nga projektligji i PD "Për spiunët"
Neni 3
Subjekte të verifikimit
Subjekte të verifikimit të përgjithshëm, sipas këtij ligji, janë të gjithë zyrtarët dhe funksionarët publikë, të zgjedhur apo të caktuar, të cilët më datë 11 dhjetor 1990 janë 18 vjeç e lart, dhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ushtrojnë, apo do të kryejnë një nga detyrat ose funksionet, apo janë në marrëdhënie pune në institucionet në vijim;
a) Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
b) Presidenti i Republikës, të zgjedhurit nga Kuvendi dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës si dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese;
c) Anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm të institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit apo ministrit, funksionarë politikë, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në struktura të tjera shtetërore;
ç) Zyrtarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të prokurorit të Përgjithshme sipas rangjeve të caktuara në pikën "c";
d) Guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
dh) Në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për oficerët, funksioni organik i të cilëve përfshin gradë të lartë (gjeneral e kolonel), komandantët e njësive të pavarura;
e) Prefektë, kryetarët e këshillave të qarkut, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
ë) Në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin Informativ të Rendit (SHIR);
f) Në Gardën e Republikës;
g) Drejtorë policie qarku në Policinë e Shtetit;
gj) Gjyqtarë dhe prokurorë pranë Gjykatave të Apelit;
h) Drejtuesit e përfaqësive diplomatike
Neni 4
Pastërtia e figurës morale të zyrtarit, të përcaktuar në nenin 3, të këtij ligji është e papajtueshme me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri 11 dhjetor 1990 të një nga detyrave, apo cilësive të mëposhtme:
a) Anëtar apo kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare, apo është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike;
b) Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare ose është larguar vetë në mënyrë publike;
c) Oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit, si kryetar dege, drejtor apo zëvendësministër dhe ministër i organeve të Punëve të Brendshme;
ç) Bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit të Shtetit, me veprimtari të karakterit politik, që lidhen me veprat penale të parashikuara nga ligji nr.7514, datë 30.9.l991, "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë" të ndryshuar, apo bashkëpunëtorë vullnetarë për vepra të tilla, të mos kenë qenë në shërbimet e huaja të zbulimit si dhe në organet e tjera analoge;
d) I dënuar me vendim penal të formës së prerë, për krime kundër njerëzimit, për shpifje, apo dëshmi të rreme në procese politike (edhe pas vitit 1991);
dh) Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-internimeve;
e) Hetues, prokuror, gjyqtar a ndihmësgjyqtar në procese politike speciale.
Neni 18
Përjashtimi
Kur, sipas një vendimi të formës së prerë, vërtetohet se deputetë të zgjedhur drejtpërdrejtë nga zgjedhësit apo përfaqësues të organeve individuale të njësive të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna kanë figurë të papajtueshme në kuptim të këtij ligji, ata vazhdojnë ushtrimin e mandateve, por komisioni ka detyrimin të bëjë publik në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë vendimin e tij.
Asnjë kandidat për deputet i drejtpërdrejtë apo kandidat për përfaqësues i organeve individuale të njësive të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna, nuk mund të jetë subjekt i verifikimit sipas këtij ligji, pa u shpallur fitues, në zgjedhjet parlamentare, apo ato lokale.