Gjendet pas 11 vjetësh i vdekur i riu shqiptar në Itali
Kishte 11 vjet që kishte humbur kontaktet me familjen e tij, pasi kishte emigruar nga Shqipëria. Ai është gjetur i vdekur, i varrosur në Itali, por me një identitet tjetër. Pas hetimeve të kryera nga policia italiane, u arrit që të zbulohej e vërteta. Familja Paca ka gjetur pas disa vite kërkimesh djalin e saj, i cili emigroi 17 vjeç nga Vranishti i Kukësit, por humbi jetën në Itali. Në vitin 1998, Besnik Paca u nis drejt vendit fqinj për një jetë më të mirë. Por ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti hekurudhor. Autoritetet serbe në atë kohë kishin lëshuar një dokument për një qytetar kosovar me të njëjtin emër, nga Gjakova. I riu u varros me këtë emër në Bareta si shtetas kosovar. Por pas denoncimit të bërë nga familjarët, policia shqiptare shpalli në kërkim të riun.
Pas krahasimeve të bëra të policisë italiane me një filmim të kryer nga familjarët dhe të fotos në varrin e tij në Itali, lindën dyshimet. Pas hetimeve të kryera rezultoi se i riu i varrosur ishte pikërisht Besnik Paca nga Vranishti i Kukësit.