Aksidentet, rriten dëmet e paguara
Rritet niveli i dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit. Sipas të dhënave më të fundit nga AMF-ë, totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve në Janar - Korrik të vitit 2009 ishte rreth 926 milionë lekë, ose 27.40 % më shumë se në Janar - Korrik të vitit 2008. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 821 milionë lekë, apo 88.64 % të totalit të dëmeve të paguara bruto. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën Janar - Korrik të vitit 2009 arritën në rreth 252 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 49.38 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 77.44 % të të ardhurave të këtij grupi. Rritja e madhe e të ardhurave në sigurimin e shëndetit, lidhet si me rritjen e të ardhurave të sigurimit të shëndetit në udhëtim, dhe me rritjen e të ardhurave të shëndetit privat.