Nga kënga çohu, çohu, te alo, alo ambulanca!
YLLI DYLGJERI
Alo,alo ambulanca,
Mendja ime është sëmurë,
Po ta dija, po ta dija,
S’do të kandidoja kurrë…
… Nuk është krejtësisht teksti i këngëtarit të “vogël” të muzikës së lehtë Sinan Hoxha, por është teksti i këngës që po “këndon” këto ditë, kur mbyllet në shtëpi, këngëtari i “madh” i politikës së “madhe”, i partisë së madhe, Edi Rama. Me këtë këngë, Ai po argëton jo vetëm publikun, por dhe politikën shqiptare në këtë zheg vere.
Pas këngës “Çohu”, që ka startuar podium më podium elektoral nga muaji qershor, repertori muzikor i Ramës u mbyll me spektaklin e shëmtuar, dhënë parmbrëmë në sallën e Pallatit të Kongresit, në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së. Debutuesi Rama për kënaqësinë e publikut, do të ishte mirë ta këndonte edhe në Kongres këngën tashmë Hit “Alo, alo ambulanca” dhe jo vetëm brenda mureve të shtëpisë së tij! E risjellë në kujtesën e çdokujt këtë thirrje-këngë, gjendja e tij e rëndë shëndetësore, mospranimi i asnjë përgjegjësie për humbjen e zgjedhjeve, fjalimi i jashtëzakonshëm me aktrime të jashtëzakonshme, si dhe gjuha parapolitike e përdorur të kujton njëherësh një student Komsomolas që kish marrë përsipër edhe “përgjegjësinë për atmosferën në sallën e kongresit”, që arriti së fundmi me fishkëllimat dhe britmat ndaj kundërshtarëve. Kjo për mua ishte një shock i vërtetë. Tashmë pak ditë pas fjalës së tij histerike në Kongres, sa më shumë të flitet për PS-në, aq më shumë me sens abstrakt ngarkohet emri i saj. Megjithëse në PS shumë zëra po kërkojnë rrugën, Rama thotë –Jo! PS-ja po shkon kuturu. Me një nivel kaq të lartë papërgjegjshmërie të lidershipit të saj në detyrë, shumë probleme brenda saj po humbasin peshë, si dhe po pushojnë së përfilluri.
Në këto kushte u nxita të kontaktoj me një mjek ekspert, pranë tij, për të mësuar më shumë rreth evolucionit të sëmundjes Rama.
Qysh në krye mjeku më tha shqip: “E mësoj vazhdimisht z. Rama ta manovrojë politikën sikur të drejtonte automobilin, për shembull: tërhiq një levë, rrotullo një çelës, freno… por më kot, s’më kupton dhe s’më dëgjon! Një paciente që e kuroj, po me këtë diagnozë më ankohej një herë, sepse, kur bën dashuri me të shoqin, e kupton, kur ai kalon nga faqja pesëmbëdhjetë në faqen tridhjetë e katër”, por, Kryetari ynë në detyrë, edhe gjatë akuzave këtë herë në Kongres, nuk kuptohej fare kur i kalonte faqet, aktronte dhe shkallonte njëherësh”.
-Fjala vjen, ku i ka faktet për zullumet e të burgosurve gjatë zgjedhjeve?
“Të liruarit me leje nga burgjet kanë vjedhur votat?”- thoshte Ai në refrenin e këngës në kongres. A janë këto argumente?
-Në të kaluarën paraardhësit tanë mbështeteshin më shumë në argumentin dhe më pak në eksperimentim dhe faktin, dhe ekzagjeronin “të pamundurën” kundrejt asaj që kishte pak “të ngjarë”. Sot, politika e re ka kaluar në ekstremin tjetër kur thotë se “ka të ngjarë edhe ajo që është e pafaktuar”. Gjithçka duhet provuar me dëshmi dhe me eksperiment dhe asgjë nuk mund të demonstrohet me argument, atëherë diskutimi duhet të kufizohet vetëm brenda caqeve të atyre që kane ngjarë, me deklarata dhe parashikime, vërtetësia e të cilave mund të jetë më shumë ose më pak e sigurt. Kjo është një mënyrë për t’u çliruar nga emocionet e çastit dhe për të vijuar me pas në qetësi, dashuri dhe normalitet.
- Dakord doktor, po a mund të quhet edhe masturbim politik, dhe a duhen kontrolluar këto tipa?
-Po, kam lexuar librin “Ç’është dashuria” të gazetarit Enzo Biagi, dhe kam mësuar aty edhe një formë tjetër më të kontrollueshme që është praktikuar në Evropë.
Diku në libër, aty ku flitej për jetën seksuale jashtë normave të shoqërisç dhe në kundërshtim me pohimet e konformistëve i madhi Biagi thoshte: “Në fillim të shekullit, në Angli qe patentuar një aparat, që ishte në gjendje të vinte në punë një zile në dhomën e gjumit të prindërve, sa herë që biri i tyre jepej pas masturbimi”.
Ke dëgjuar për të?
-Se besoj që familja Rama ta njohë këtë aparat sepse për fëmijën patjetër do ta blinte, gjithsesi në spitalet e sotme ka mjekime bashkëkohore, megjithëse “bombardimi erotik” nuk njeh prehje. “Edhe ëndrrat, thoshte Frojdi, nuk janë kurrë të pafajshme.
Edhe Rama meqë nuk hëngri doktorin sot do të hajë Lakrorin nesër.