E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marian Fogarasi, ish-e dashura e Bekam pozon për “Playboy”-n



Bionde, turbulluese, e parezistueshme. Marian Fogarasi, bukuroshja seksi nga Hungaria, e njohur për flirtin me futbollistin Dejvid Bekam, pozon për revistën e famshme për meshkuj “Playboy”. Fotografi që të lënë pa frymë, me një frymë erotike, ajo pozon tërësisht nudo, duke notuar në ujin e një pishine. Përsa i përket marrëdhënies me Bekam, modelja 23-vjeçare, nuk e ka mohuar kurrë, ndërsa ai, po. Duket se ka pasur arsyet e veta për të mos nxehur tekanjozen Viktoria. Ajo që është e sigurt, është se e vërtetë apo false të ishte kjo histori, i dha mundësinë bukuroshes Marian, të rriste popullaritetin, aq sa edhe “Playboy” i propozoi ta kishte në kopertinën e shtatorit. Ndërkohë ajo pritet të jetë protagoniste e një reality show që pritet të startojë së shpejti. Në shërbimin e “Playboy”-t, Fogarasi shfaqet më e bukur se kurrë. Dyshuesja Biktoria me siguri ka pse të shqetësohet, pasi bashkëshortit të saj mund t’i vijë ndërmend takimi i vetëm me bukuroshen hungareze.

1 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›