Leku në pikiatë, dje 1 euro = 136.21 lekë
Për herë të parë që nga nëntori i vitit 2003, leku shqiptar u kuotua mbi 136 lekë për euro, duke shënuar ditën më të keqe në një dekadë dhe duke e bërë vitin 2009 më negativin që nga viti 1999. Euro u kuotua dje 136.21 lekë, 1.9 lekë më shumë se sa ditën e martë duke humbur 1.4 për qind të vlerës. Leku, për shkak të përmasave të vogla të ekonomisë shqiptare, ka njohur shumë pak raste ndryshimesh të tilla prej mbi 1.4 për qind brenda një dite. Ky fakt i shtyu disa kambistë që të mendonin se në treg po ndodhnin spekulime. Për pasojë, një pjesë e agjencive të këmbimit valutor zgjeruan diferencën mes kuotës së blerjes dhe asaj të shitjes me qëllim që të mbronin veten. Në krahasim me vitin e kaluar, monedha shqiptare vlen 11.2 për qind më pak.
BSH dhe pozicioni i qeverisë
Disa ekspertë nga sistemi bankar vërejnë rënien e fortë të interesit të TRIBOR-it gjatë ditës së djeshme, si një tregues i shtimit të likuiditetit të lekut në treg. TRIBOR (Tirana Interbank Offer Rate) njëditor ra nga 6.21 për qind që ishte të hënën, në 5.92 për qind dje. TRIBOR është norma fikse e interesit e llogaritur bazuar në kuotimet e bankave referencë për të vendosur depozita në tregun ndërbankar të parasë. Kur bankat kanë shumë lekë në dispozicion, interesi ulet, gjë që ndodhi edhe gjatë ditëve të fundit.
Nga ana tjetër, bilanci i qeverisë njohu një përkeqësim të konsiderueshëm gjatë muajit gusht, gjë që u pasqyrua në statistikat që u publikuan dje.
Deficiti i qeverisë
Bilanci i buxhetit të shtetit tregon se deficiti buxhetor u rrit me 7.6 miliardë lekë, ose 60 milionë euro, duke arritur në 47.5 miliardë lekë. Llogaria e qeverisë pranë Bankës së Shqipërisë ra nga 14.7 miliardë lekë që ishte në korrik, në 7.6 miliardë lekë në fund të gushtit, gjë që rriti edhe primet e rrezikut të monedhës shqiptare. Sipas ekspertëve, rreziku i likuiditetit në financat e qeverisë është rritur në mënyrë dramatike dhe kjo gjë jep efekt negativ te kursi i këmbimit të lekut. Qeveria shqiptare ka rritur shpenzimet me 24.5 për qind në bazë vjetore, ndërkohë që të ardhurat janë rritur me vetëm 5.5 për qind.
Përpjekje për të ulur shpenzimet
Pavarësisht se gjendja e buxhetit të shtetit u përkeqësua në total, gjatë muajit gusht u dukën edhe rezultatet e para të bllokimit të tenderimeve. Qeveria ndaloi tenderimet që nga 3 gushti dhe për pasojë, përgjatë muajit gusht, pati një barazim mes mosrealizimit të të ardhurave dhe mosrealizimit të shpenzimeve. Kështu, të ardhurat qenë 17.32 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa shpenzimet qenë 17.35 miliardë më pak.
Shpresa te qeveria
Ekspertët e tregut financiar tregojnë se është thjesht qeveria subjekti që do të përcaktojë qëndrueshmërinë e lekut kundrejt euros gjatë muajve të ardhshëm. Sipas tyre, nëse qeveria pranon realitetin ku gjendet vendi dhe merr masa për uljen e shpenzimeve, atëherë më e keqja mund të shmanget. Vetë qeveria ka bërë të ditur se nuk ka ndër mend të rrezikojë stabilitetin e vendit, duke u përmbajtur në shpenzime. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, gjatë këtij viti thjesht sa ka pasur përqendrim të shpenzimeve në pjesën e parë të vitit. Për shumë ekspertë, ishte e pritshme që qeveria do të shpenzonte me tepri para zgjedhjeve, por është tërësisht e pakuptueshme që ajo vijon të shpenzojë pas zgjedhjeve. Deficiti buxhetor është rritur me mesatarisht 10 miliardë lekë në muaj gjatë katër muajve të fundit.